Nikolla komenton kundërshtimin e të shoqit, falenderon edhe Palokën

Publikuar tek: politike, më 10:40 22-07-2015 Nikolla komenton kundërshtimin e të shoqit, falenderon edhe Palokën Ligor dhe Lindita Nikolla

Lindita Nikolla, ministrja e Arsimit dhe Sporteve ka komentuar kundërshtimin e bashkëshortit të saj Ligor Nikolla, për projektligjin e Arsimit të Lartë që tashmë është votuar në Kuvend, duke u shndërruar në ligj. Nikolla e quan këtë kundërshtim  si shembull model dhe që tregon se si reforma ka qenë fare e pandikuar.

“Një video e debatit për "Green Paper", shembulli më ekselent i një procesi model e të pandikuar i reformës. Faleminderit z. Paloka!”, shkruan Nikolla.

Dje në Kuvend kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka publikoi një audioregjistrim, ku dekani I Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Ligor Nikolla njëkohësisht edhe bashkëshorti i ministres, dëgjohej të bënte 20 vërejtje për projektligjin.

“Ne kemi bërë 4 faqe si vërejtje..në fushën ku organizimi akademik dhe administrative, 5 vërejtje, 7 vërejtje të themeli i Arsimit të Lartë, riorganizimi I institucioneve të arsimit të Lartë 5 vërejtje me nenet përkatëse dhe 3 mendime për mospërputhje dhe kontradiktë midis tyre’’, dëgjohet të numërojë vërejtjet bashkëshorti i ministres së Arsimit, Ligor Nikolla.

 

LEXO EDHE:PUBLIKOHET AUDIOREGJISTRIMI KU BASHKESHORTI I MINISTRES NIKOLLA

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta në Çorovodë: Do jeni dëshmitarë si Skrapari do shndërrohet në një qendër turizmi
Rama-gazetarëve për ligjin e arsimit: Ça problemi ka? Reforma revulucionare, spekulohet me të varfërit »
Article Logic
Execution time: 0.092159032821655
array(1) { ["section"]=> string(72) "nikolla-komenton-kundershtimin-e-te-shoqit-falenderon-edhe-paloken-16741" }