Nis amnistia në Drejtorinë e Tatimeve, shuhen gjobat për 11.577 subjekte, cilat janë kategoritë që përfitojnë

Publikuar tek: ekonomi, më 10:51 02-08-2017 Nis amnistia në Drejtorinë e Tatimeve, shuhen gjobat për 11.577 subjekte, cilat janë kategoritë që përfitojnë

Në zbatim të ligjit “Për Pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit” dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave në zbatim të tij, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pasi përmbylli me sukses proçesin e fshirjes së detyrimeve për mosdeklarim në afat, implementoi fazën e parë: Fshirja automatike e detyrimeve të papaguar të interesave për pagesë të vonuar si edhe çdo penaliteti për të cilin nuk ka principal të papaguar, për periudhat mujore deri më Dhjetor 2010.

Gjatë ditës së djeshme nga fshirja automatike e këtyre detyrimeve, për periudhat e përcaktuara sipas nenit 5 të ligjit 33/2017, janë ekzekutuar 50 430 raste ku kanë përfituar në total 11 577 tatimpagues.

Nga fshirja automatike kanë përfituar të gjithë kategoritë e tatimpaguesve që kanë patur detyrime të tilla, pavarësisht nga statusi i tyre aktual. Llojet e detyrimeve që janë fshirë nga sistemi elektronik për pagesë të vonuar janë:

1.Interesa për pagesa të vonuara

2.Gjoba për pagesa të vonuara

3.Dënime administrative

Të gjithë tatimpaguesit që kanë përfituar do të gjejnë në llogarinë e tyre elektronike njoftimin përkatës. Procesi i fshirjes automatike do të vijojë hap pas hapi me çdo zë që parashikon legjislacioni, shkruan BW.

Kujtojmë se tatimpaguesit duhet të konsultohen me legjislacionin lidhur me detyrimet që përjashtohen nga falja. Informacioni i plotë i ligjit dhe udhëzimit të Ministrisë së Financave gjendet i publikuar në faqen zyrtare të tatimeve ëëë.tatime.gov.al në rubrikën “Legjislacioni”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006699800491333
array(1) { ["section"]=> string(113) "nis-amnistia-ne-drejtorine-e-tatimeve-shuhen-gjobat-per-11-577-subjekte-cilat-jane-kategorite-qe-perfitojne-88051" }