Nis derbi midis tifozerive në kryeqytet (Video)

Publikuar tek: sport, më 16:08 13-03-2015

Duhen edhe më pak se tre orë nga fillimi i derbit midis Tiranës dhe Partizanit në stadiumin “Qemal Stafa”, por në rrugët e kryeqytetit derbi ka nisur.

Tifogurpi i Tiranës “Tirona Fanatics”, i pezulluar nga FSHF nga çdo pjesëmarrje në stadium deri në fund të sezonit, ka menduar një ide interesante për të festuar këtë ndeshje të rëndësishme. Në monitorin e vendosur tek “Zogu i Zi”, shfaqet një foto ku shkruhet “Mirësevini në Tironën bardheblu”.

Vlen të theksohet se monitori ndodhet shumë pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” aty ku tifozët e Partizanit në çdo derbi nisen drejt stadiumit “Qemal Stafa”.

Tani duhet të presim kundërpërgjigjen e tifozëve të Partizanit, të cilët sigurisht duhet të kanë planifikuar diçka kundër rivalëve të kryeqytetit.

*Tifozët e Partizanit drejt stadiumit "Qemal Stafa"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria ngjit dy vende në renditjen e FIFA. Spanja jashtë 10-shes
Foto-Lajm/ Tirana-Partizani, tifozët mbushin rrugët e kryeqytetit »
Article Logic
Execution time: 0.2677481174469
array(1) { ["section"]=> string(50) "nis-derbi-midis-tifozerive-ne-kryeqytet-video-5807" }