Nis festa në Kavajë, Elvis Rroshi rikonfirmohet në krye të bashkisë

Publikuar tek: politike, më 01:50 23-06-2015 Nis festa në Kavajë, Elvis Rroshi rikonfirmohet në krye të bashkisë

Janë numëruar tashmë 76 kutitë e votimit në Kavajë nga ku ka dalë një rezultat që flet në favor të kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Elvis Rroshi.

Edhe pse kanë mbetur 10 kutitë e fundit për të cilat pritet të mbarojnë së numëruari rreth orës 03:30, rezultati pritet të shkojë në një diferencë prej 7200-7400 votash.

Aktualisht Rroshi kryeson me një diferencë prej 6647 votash ndaj kandidatit të djathtë Engjëll Cara. Në qytetin e Kavajës tashmë kanë nisur festimet e para. Me qindra simpatizantë të kandidatit të majtë janë mbledhur në sheshet kryesore të qytetit.

Rroshi rikonfirmohet kështu në krye të bashkisë edhe për katër vitet e ardhshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043201923370361
array(1) { ["section"]=> string(72) "nis-festa-ne-kavaje-elvis-rroshi-rikonfirmohet-ne-krye-te-bashkise-14389" }