Nis fushata…me #hashtag

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:29 23-04-2015 Nis fushata…me #hashtag

Kandidatët për bashki në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, kanë treguar se dinë më së miri të përshtaten me teknologjinë, sidomos kur bëhet fjala për vota.

Një nga risitë më të fundit të kësaj fushate është edhe përdorimi i gjerë i #hashtagut. Atë e gjen të përdorur pothuajse kudo, në çdo postim, në Twitter dhe Facebook. #Sebashku, #Punejofjale, #Krenar, #Foreverblu, #Bashkedojadalim dhe #Netirana, këto janë vetëm disa nga fjalët kyçe që kandidatët i shndërrojnë në “hashtag”.

Rruga për te votuesi, sot është më shumë se kurrë dixhitale.

Më shumë se 60% e kandidatëve kanë një profil zyrtar në Facebook, që shumë pranë zgjedhjeve lokale, gjallërohet me postime, premtime dhe fotografi. Ka nga ata që kanë edhe Twitter apo Instagram megjithëse më të pakët në numër.

Në përgjithësi janë kandidatët e rinj në moshë, ata që e shfrytëzojnë maksimalisht teknologjinë. Ndërkohë që më pak i përhapur, ky fenomen është te kandidatët e bashkive larg qyteteve të mëdha. Ka edhe kandidatë për të cilët është vështirë të gjesh informacion “online”, madje edhe një fotografi të vetme.

Hashtagu është një lloj etiketimi që përdoret gjerësisht në rrjetet sociale dhe që e bën më të lehtë për përdoruesit të gjejnë një temë ose përmbajtje specifike. Përdoruesit e krijojnë “hashtagun” duke vendosur shenjën “#” përpara një flaje apo disa fjalëve pa hapësirë midis tyre. Kërkimi në bazë të këtij etiketimi, shfaq të gjitha mesazhet ku është përdorur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020637989044189
array(1) { ["section"]=> string(27) "nis-fushata-me-hashtag-9541" }