Nis fushata/ Meta me Bazhdarin në Shkodër, përurojnë një biznes fason

Publikuar tek: politike, më 11:40 03-04-2015 Nis fushata/ Meta me Bazhdarin në Shkodër, përurojnë një biznes fason

Ilir Meta dhe Keti Bazhdari në Shkodër

Ilir Meta me Keti Bazhdarin kanë përuruar një biznes fason në Shkodër, një shenjë ‘’de facto’’ për nisjen e fushatës. Meta, së bashku me kandidaten e PS-së, Bazhdarin, por njëkohësisht kandidaten që LSI-ja do mbështesë për qytetin verior, kanë përgëzuar sipërmarrësit për krijimin e kësaj mundësie zhvillimi për Shkodrën.

Më pas Meta komunikoi para strukturës së LSI-së në Shkodër mbështetjen për Bazhdarin. "Nuk kemi një kandidate që do të përfitojë por që ka një ëndërr.  Keti Bazhdarin është edhe zgjedhja e LSI. Shkodra meriton ndryshim të madh.'', tha Meta para strukturës së LSI-së në Shkodër. Kurse Bazhdari i shprehu LSI-së mirënjohjen për mbështetjen. "Së bashku do të ndryshojmë qytetin, mirënjohëse për mbështetjen, të ndryshojmë pushtetin lokal".', tha Bazhdari.

Më herët Meta dhe Bazhdari ishin në përurimin e një fasoni në Shkodër.

“Për mua është një kënaqësi e veçantë të jem në këtë fabrikë të re të standareve më të larta. Përgëzojmë fasonet ‘’Felix’’, që janë një investim cilësor që i takon të ardhmes, duke punësuar 200 gra e vajza shkodrane por dhe duke dhënë një model se si kjo sipërmarrje duhet të ecë. Shkodra të bëhet një nga qendrat më të rëndësishme të  vendit, duke hyrë në rrugën e një zhvillimi shumë të vrullshëm. Unë kam besim se Shkodra i ka të gjtha këto potenciale.’’, tha Meta gjatë përurimit

Kjo sipërmarrje fasone do të punësojë 200 gra e vajza, që për Bazhdarin është shumë e rëndësishme për qytetin e saj. Bashkë me ta ka qenë edhe prefekti i Shkodrës Paulin Radovani.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD nis negociatat me aleatët
Përçarje te çamët, Dashamir Tahiri nuk mirëpret marrëveshjen e Idrizit me PS »
Article Logic
Execution time: 0.033025979995728
array(1) { ["section"]=> string(72) "nis-fushata-meta-me-bazhdarin-ne-shkoder-perurojne-nje-biznes-fason-7716" }