Nis fushata në Durrës, Rama e Dako shpërndan 1001 leje legalizimi tek banorët e Ish-Kënetës

Publikuar tek: politike, më 11:25 11-04-2015 Nis fushata në Durrës, Rama e Dako shpërndan 1001 leje legalizimi tek banorët e Ish-Kënetës Edi Rama dhe Vangjush Dako

Nis fushata e PS-së për Bashkinë e Durrësit. Edi Rama dhe Vangjush Dako, kryetari socialist për bashkinë që do të rikandidojë, kanë shpërndarë tek banorët e Ish-Kënetës në Durrës 1001 leje legalizimi. Rama dhe Dako kanë premtuar se zonën e Ish-Kënetës do ta kthejnë në një lagje që meriton emrin ‘’Durrësi I Ri’’, me rrugë, urbanizim, çerdhe, e shkolla të reja.

“Jam i bindur se me kryetarin në detyrë sot dhe pas 21 qershorit do të vazhdojmë dhe do ta kthejmë Zonën e Kënetës në një lagje që meriton emrin Durrësi i Ri, me rrugë, çerdhe e me radhë. Ne po provojmë çdo ditë se themi ato që bëjmë e bëjmë ato që themi”, u tha Rama, banorëve të Ish-Kënetës.

Sipas Ramës, PS ka bërë gati në një vit, dyfishin e lejeve të legalizimeve që PD bëri në 4 vjet.

 “Në 8 vjet qeverisja e PD dha 530 leje legalizimesh në këtë zonë, në më pak se një vit punë ne arrijmë të japim dyfishin, 1001 leje në një process ku deri tani janë kryer 60% e matjeve dhe dokumentacionit për ta çuar përpara procesin. Në 4 vitet e ardhshme ne do të mund ta përmbyllim procesin e legalizimit në të gjithë zonën e Kënetës.”, tha më tej Rama.

Kurse dako falenderoi Ramën dhe deputetët e PS si dhe bazën e partisë që e propozuan për rikandidim. Ai tha se projektet nuk kanë përfunduar ende për zonën e Ish-Kënetës.

“Para 4 vitesh u premtuam banorëve që do bënim 10 rrugët që binin pingul me rrugën kryesore. Sot janë të përfunduara. Unë dua të falenderoj Ramën dhe deputetët që më propozuan të hedh kandidaturën për Bashkinë e Durrësit. Projektet nuk kanë mbaruar, do vazhdojmë të bëjmë më të mirën.”, theksoi Dako, duke shpërndarë më pas certifikatat e para.

Edhe Rama ka komentuar rreth kandidimit të Dakos, duke thënë se ai e ka treguar veten. “Vangjush Dako e ka treguar veten, por edhe qeveria në Tiranë është dashamirëse ndaj Durrësit dhe ka dhënë rezultat në vetëm 9 muaj. 4 vitet e ardhshmë do të bëjmë për Durrësin atë që s’mund të bëhet për 25 vite.”, komentoi Rama.

Në Durrës Rama ishte së bashku me kreun e ALUIZNI-t Artan Lame, deputetin Blendi Klosi dhe ministren e Turizmit Eglantina Gjermeni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LSI zyrtarizon 3 kandidate femra, Gjosha: Në Gjirokastër Zamira Rami, për Pogradecin Diana Mile
Sherr dhe debate në Asamblenë e PS Tepelenë, kandidati rival Redi Rama kërcënon Arben Ahmetajn »
Article Logic
Execution time: 0.13014483451843
array(1) { ["section"]=> string(95) "nis-fushata-ne-durres-rama-e-dako-shperndan-1001-leje-legalizimi-tek-banoret-e-ish-kenetes-8433" }