Nis hyrja e delegatëve në Pallatin e Kongreseve, gati për nisjen e punimeve të kongresit të socialistëve. Flet Ervin Bushati

Publikuar tek: politike, më 10:13 19-03-2016 Nis hyrja e delegatëve në Pallatin e Kongreseve, gati për nisjen e punimeve të kongresit të socialistëve. Flet Ervin Bushati Efvin Bushati, djathtas slogani

Nis hyrja e delegatëve në Pallatin e Kongreseve dhe gjithçka është gati për nisjen e punimeve të kongresit të socialistëve.

Pasi kreu i PS-së, Rama ka deklaruar se është krenar për Partinë Socialiste,ka folur edhe Ervin Bushati.

“Do riorganizojmë PS-në. Kongresi i PS-së, i hapur dhe trasspoarent

Sot do zgjidhet Asambleja e Përgjithshme Kombëtare dhe anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore”, theksoi Bushati.

I pyetur nëse është dakord për referendumin e propozuar nga Rama për zgjedhjen e kreut të PS-së, Bushati ka dhënë një përgjigje evasive, duke thënë se vota është e fshehtë, pa u konsideruar ‘’Pro’’ apo ‘’Kundër’’.

“Do ta shikojmë sot, do ta diskutojmë.Unë nuk e kam parasysh se si do shtrohet kërkesa, patjetër vota është e fshehtë dhe unë do kem votën time’’, tha më tej Bushati.

Është zbardhur rendi i ditës i kongresit të Partisë Socialiste që do zhvillohen sot më 19 mars. Takimi do të hapet nga fjala e kryetarit të partisë, Edi Rama, për t’u ndjekur nga fjala e Gramoz Ruçit për anëtarësimet e reja. Diskutimet do të vijojnë me raportin e Komisionit të Garancive Statutore dhe ndryshimeve për përmirësimin e statutit.

Në pikën e fundit, parashikohet zgjedhja e organeve drejtuese qëndore të Partisë Socialiste. Ndërkohë, mësohet se i pranishëm në Kongres do të jetë edhe ish-kryetari Fatos Nano.Ndër të ftuarit specialë do të jenë: Ish-kryeministri britanik Tony Blair, ish-kryeministri italain Massimo D’Alema, Martin Schultz, Gianni Pitella. Ndërsa nga shqiptarët, Rama ka menduar të ftojë ish-kryetarin Fatos Nano dhe dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama postim para nisjes së kongresit: Jam krenar për Partinë Socialiste
“E gjykoja gjithë ditën rininë, të mefshtë, duke u marrë me FB’’, Mimi Kodheli shpreh mbresat para Kongresit »
Article Logic
Execution time: 0.057845115661621
array(1) { ["section"]=> string(128) "nis-hyrja-e-delegateve-ne-pallatin-e-kongreseve-gati-per-nisjen-e-punimeve-te-kongresit-te-socialisteve-flet-ervin-bushati-35488" }