Nis Kampionati Botëror i Shahut, Shqipëria përfaqësohet nga GJENIU 6 vjeçar

Publikuar tek: kulture-art, më 17:11 20-04-2018 Nis Kampionati Botëror i Shahut, Shqipëria përfaqësohet nga GJENIU 6 vjeçar Dionis Senjo

Ditën e sotme do të nisë Kampionati Botëror i Shahut për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa konkursi do të zhvillohet për 9 ditët e ardhshme në qytetin e Durrësit.

E teksa të gjithë na shkon mendja të konkurrenti shqiptar, vlen për t’u theksuar se mundësitë tona për të dalë të parët janë të shumta pasi përfaqësohemi nga gjeniu 6 vjeçar i matematikës, Dionis Senjo.

Vogëlushi Senjo nuk është i panjohur për publikun shqiptar pasi ai ka marrë pjesë që në moshën 2 vjeçare në një sërë emisionesh ku vihen në provë njohuritë në fusha të ndryshme, ku na ka habitur pa masë të gjithëve.

Por kësaj here Dionisi mjaft i bindur për dhuntitë e tij do të na përfaqësojë në shah, një sport që ai e ka mësuar në mënyrë perfekte vetëm për dy javë.

6 vjeçari tashmë gëzon edhe anëtarësinë në Shoqatën Botërore të Gjenive, si shqiptari i parë në histori që kalon këtë test inteligjence.

25353674_1926371261024720_6621014825511089402_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E quanim të gjithë lumi i Tiranës, por Zv/Ministri na bëri lëmsh: Ju tregoj TRE emrat e vërtetë
Rebelohet Frederik Ndoci, tregon sekretin 29 vjeçar: Urrej edhe vehten »
Article Logic
Execution time: 0.030533075332642
array(1) { ["section"]=> string(81) "nis-kampionati-boteror-i-shahut-shqiperia-perfaqesohet-nga-gjeniu-6-vjecar-117650" }