Nis lufta mes Skënderbeut dhe Partizanit, sot përcaktohet fituesi

Publikuar tek: sport, më 08:40 31-08-2016 Nis lufta mes Skënderbeut dhe Partizanit, sot përcaktohet fituesi

Skënderbeu dhe Partizani janë shndërruar në dy skuadrat që po rivalizojnë deri në çdo kufij njëra­tjetrën.

Që nga pjesëmarrja në Europë e deri te lojtarët që do të përdorin në kampionat, këto dy ekipe janë në garë të fortë për të treguar se kush do të triumfojë.

Sot është dita finale si për kampionët në fuqi, ashtu edhe për “demat”, ku të dyja palët dëshirojnë të kenë në planet e tyre Kristi Vangjelin. Mbrojtësi prishi kontratën me Astra­n në Rumani, ndërsa është kthyer në Shqipëri për të luajtur sërish në Superiore.

Duke qenë se është lojtar pa kontratë, ai ende nuk e ka përcaktuar të ardhmen, por këto dy klube janë në “pole position” për të. Partizani e dëshiron që ta aktivizojë si mbrojtës të majtë, ndërsa Skënderbeu në rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë. Të dy këto ekip kanë kohë deri në mesnatën e sotme për të vendosur se kush do ta bëjë pjesë për sezonin e ri, ku do të shihet kush do të jetë fitimtari, pasi Skënderbeu deri më sot e ka fituar një betejë, atë të Gledi Micit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rei Manaj bën me dhimbje koke Elseid Hysajn, ja si argëtohen kuqezinjtë para ndeshjes (Video)
Gjimshiti ‘’mbledh mendjen’’, transferohet te ekipi italian i Avellinos »
Article Logic
Execution time: 0.020884037017822
array(1) { ["section"]=> string(70) "nis-lufta-mes-skenderbeut-dhe-partizanit-sot-percaktohet-fituesi-51398" }