Nis mbledhja e firmave për dorëheqjen e kryeministrit pas skandalit të “Panama Papers”

Publikuar tek: bota, më 17:45 04-04-2016 Nis mbledhja e firmave për dorëheqjen e kryeministrit pas skandalit të “Panama Papers”

Islanda ka qenë një nga shetet e pakta që ka reaguar menjëherë pas publikimit të miliona dokumenteve që ekspozojnë fshehjen e parave dhe shmangien e taksave nga politikanë, biznesmenë, personazhe të botës së krimit dhe shumë të tjerë.

Megjithëse dokumente nga rrjedhja masive tregojnë se ai dhe bashkëshortja e tij kanë përdorur kompani “offshore” për të fshehur investimet miliona dollarëshe, kryeministri Sigmundur Davíð Gunnlaugsson tha se nuk do të japë dorëheqjen.

Megjithatë në më pak se 12 orë janë mbledhur plot 24,000 firma në një peticion të startuar nga ish-kryeministri dhe figura të tjera të rëndësishme politike në vend, për dorëheqjen e Gunnlaugsson.

509741_img650x420_img650x420_crop.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031152009963989
array(1) { ["section"]=> string(90) "nis-mbledhja-e-firmave-per-doreheqjen-e-kryeministrit-pas-skandalit-te-panama-papers-36812" }