Nis mbushja e rezervuarit të HEC-it të Banjës, Gjiknuri: Vepër transformuese

Publikuar tek: politike, më 17:31 22-04-2016 Nis mbushja e rezervuarit të HEC-it të Banjës, Gjiknuri: Vepër transformuese

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri mori pjesë sot në ceremoninë e fazës së përmbytjes së rezervuarit të Banjës, investim i kompanisë së mirënjohur norvegjeze Statkraft. Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues të lartë të Statkraft, ambasadori i Norvegjisë për Shqipërinë dhe Kosovën Jan Braathu, deputetë të qarkut të Elbasanit dhe drejtues të komunitetit lokal.

Punimet më të rëndësishme u përfunduan përpara se të mund të niste faza e përmbytjes, si diga e Banjës, sistemi i shkarkimit, vepra e marrjes, sistemimi i rrjedhës ujore, shkarkimet e emergjencës dhe dalja e poshtme, si dhe rregullimet për largimin e sedimenteve, që të gjitha këto në shërbim të prodhimit të energjisë elektrike në të ardhmen.

13076907_955832331204917_8409893345381988175_n.jpg

Ministri Gjiknuri deklaroi se për zonën kjo është një vepër transformuese dhe një ëndërr e bërë realitet. “Kemi të bëjmë me përfundimin e kësaj dige, me fillimin e mbushjes së rezervuarit por kjo nuk është gjithçka. Ne e dimë shumë mirë që hidrocentrali i Devollit përfshin edhe një stacion tjetër shumë të rëndësishëm që është diga e Moglicës, e cila sapo ka filluar të ndërtohet dhe jam shumë i sigurtë që kompania Statkraft, me aftësitë që ka do ta përfundojë edhe atë në kohë”, u shpreh ministri Gjiknuri.

13006755_955832314538252_5367113505957858892_n.jpg

Projekti sipas tij ka shërbyer edhe si një shkollë për marrëdhënien në kuadër të partneritetit publik-privat. “Shpesh bëhet garë politike, kush e solli apo kush e bëri kontratën. Nuk është gjithçka aty. Puna është si do implementohet ajo, si do të zgjidhen sfidat që vazhdojnë rrugës. Kjo vepër, para dy viteve ishte në rrezik edhe nga probleme të hapura që nuk ishin zgjidhur me banorët e zonës, siç qe infrastruktura zëvendësuese. Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Statkraft gjetën zgjidhjen për të gjithë infrastrukturën zëvendësuese duke kontribuar edhe një pjesë nga Buxheti i Shtetit, për të mos izoluar banorët e rrethit të Gramshit dhe për ti bërë atyre një infrastrukturë modern”, theksoi Gjiknuri.

13007111_955832434538240_1803747504990056248_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vangjush Dako prezanton një projekt të ri për Durrësin, do kushtojë 6 milionë dollarë
Peleshi nënshkruan në OKB marrëveshjen për klimën »
Article Logic
Execution time: 0.018009901046753
array(1) { ["section"]=> string(80) "nis-mbushja-e-rezervuarit-te-hec-it-te-banjes-gjiknuri-veper-transformuese-38392" }