Nis NDËSHKIMI! Arrestohen 24 protestues, opozita ZBARKON në komisariatin e Kukësit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:35 01-04-2018 Nis NDËSHKIMI! Arrestohen 24 protestues, opozita ZBARKON në komisariatin e Kukësit Foto ilustruese

Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 36 urdhër arreste.

Deri më tani janë arrestuar 24 protestues dhe janë shpallur në kërkim 12 të tjerë. Sakaq, mësohet se në komisariatin e policisë përveç familjarëve dhe qytetarëve të cilët kundërshtojne arrestimin e protestuesve të djeshëm në Rrugën e Kombit, në komisariat ka mbërritur menjëherë edhe përfaqësues të partive opozitare në vend.

Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf Cela, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Endrit Brahimllari, Floida Kërpaçi e Përparim Spahiu janë disa prej deputetëve që ndodhen në Kukës, bashkë me funksionarë të tjerë partiakë si sekretari i përgjithshëm i PD-s, Arben Ristani e ish-deputeti Alban Zeneli.

Sakaq, pas takimit që do të zhvillojnë me drejtorin e Policisë Kukës, deputetët do të dalin në një deklaratë, për të sqaruar më shumë situatën dhe atë çfarë është duke ndodhur ekzaktësisht në qytetin e Kukësit.

29852953_10212486548660770_1268709463_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EKSKLUZIVE/ Detaje nga operacioni i policisë: 34 urdhra ndalimi, arrestohen 24 protestues, 12 në kërkim
Gazetarja publikon dy modele dhune e zjarrvënieje nga Franca e Gjermania: Jam nënë që rris një vajzë por... »
Article Logic
Execution time: 0.02003002166748
array(1) { ["section"]=> string(87) "nis-ndeshkimi-arrestohen-24-protestues-opozita-zbarkon-ne-komisariatin-e-kukesit-115281" }