Nis 'operacioni fshesa' te Roma, verdhekuqtë bëjnë gati listën me largimet (DETAJE)

Publikuar tek: sport, më 20:33 21-07-2018 Nis 'operacioni fshesa' te Roma, verdhekuqtë bëjnë gati listën me largimet (DETAJE)

Skuadra e Romës ka bërë shumë afrime në këtë merkato vere. Drejtuesit e klubit verdhekuq po mendojnë së fundmi për largimet.

Sipas asaj që shkruan "Tuttomercatoweb", konfirmohet se Roma po përgatitet për largimin e parë. Bëhet fjalë për sulmuesin, Grégoire Defrel i cili me shumë mundësi do largohet nga ky ekip në këtë merkato.

 Mësohet se 27-vjeçari ka folur me drejtuesit e klubi të cilët kanë thënë se lidhur me të ardhmen e francezit do vendoset në një moment të dytë që pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Ky nuk pritet të jetë largimi i vetëm nga skuadra e Romës, pasi drejtuesit kanë bërë shumë përforcime dhe tashmë e kanë radhën "pastrime" para se të startojë edicioni i ri futbollistik.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu "ngec", Teuta tregon "muskujt" përballë korçarëve
Olayinka "harron" Skënderbeun, ja çfarë thotë pas firmës me klubin e ri »
Article Logic
Execution time: 0.016149997711182
array(1) { ["section"]=> string(85) "nis-operacioni-fshesa-te-roma-verdhekuqte-bejne-gati-listen-me-largimet-detaje-128673" }