Nis puna për Master Planin e gazit në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 11:34 02-06-2015 Nis puna për Master Planin e gazit në Shqipëri

Në Kuadrin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), Banka Evropiane e Investimeve ka autorizuar përgatitjen e një Master Plani Gazi për Shqipërinë dhe një Plan Projekt Identifikimi.Projekti i financuar nga Komisioni Evropian me një buxhet prej 1,100,000 Euro, do të përgatisë një master plan gjithëpërfshirës afatmesëm për gazin natyror.

 Projekti përputhet me synimet strategjike të Shqipërisë në sektorin e energjisë. Në vijim të përgatitjes dhe marrëveshjes për Master Planin e gazit, do të përgatitet dhe do të miratohet një portofol përparësish për projekt investimin për gazin, me qëllim që t’i bëhet e mundur qeverisë së Shqipërisë të tërheqë burime financiare për të zbatuar këto projekte të rrjeteve të gazit.

Studimi do të shqyrtojë burime potenciale gazi në Shqipëri dhe përfshin eksplorimin e brendshëm, gaz nga Tubacioni Jon-Adriatik (pas ndërtimit), furnizimet përmes TAP / TANAP, një magazinim potencial nëntokësor gazi, si dhe terminalin e Gazit Natyror të Lëngëzuar.

Do të kryhet gjithashtu një itinerar dhe plan i mirë urbanistik i sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së gazit me synim rrjetin e gazit teknikisht me kosto më të ulët dhe në

Projekti është programuar të përfundojë në nëntor 2016.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19714403152466
array(1) { ["section"]=> string(52) "nis-puna-per-master-planin-e-gazit-ne-shqiperi-12472" }