Nis puna për rikualifikimin e qendrës historike në Vlorë, Rama: Pa dashur të ngjallim xhelozi, ky është projekti më i bukur

Publikuar tek: kulture-art, më 09:10 08-10-2017 Nis puna për rikualifikimin e qendrës historike në Vlorë, Rama: Pa dashur të ngjallim xhelozi, ky është projekti më i bukur

Ditën e sotme ka nisur puna për rikualifikimin e qendrës historike në qytetin e Vlorës.

Ky projekt synon restaurimin dhe transformimin e zonave historike të degraduara ndër vite, përmes një fondi prej rreth 11 milion eurosh.

I pranishëm në Vlorë ishte kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga dyu ministrat e tij, Mirela Kumbaro e Kulturës dhe Damian Gjiknuri i Energjitikës.

Rama foli për rolin që do të luajë ky projekt dhe se ku do të fokusohet konkretisht.

 FJALA E PLOTË

Rruga Zhustin Godaritdhe e gjithë zona që ka rrugë të ngushta në ndërtime karakteritike e shumë të dëmtuara, e të cunguara nga ndërhyrjet e vazhdueshme e pa kritere në këto vite ka një arkitekturë të pasur me dekore, ka banesa e zyra patriotësh e luftarë të Vlorës, rilindës të njohur, e gjitha pjesë e një projekti që e ka zanafillën në 1940 ku i njëjti grup arkitektësh italianë realizuan dhe këtë plan rregullator të qytetit duke kombinuar arkitekturën postmesterare me atë bashkohore.

Sot projekti është inekzistent nga ndërtimet pa plan. Qyteti ka arritur me vështirëis ti trashëgojë disa gjurmë të vjetërsisë së vet nga kulla e sahatit, rrugët tregtare, lagjet e vjetra, xhamia e Muradijes.

Besojmë se ka një potencial për një tjetër impuls të rëndësishëm në funksion të zhvillimit të ekonomisë e turizmit.

4 milion euro do të jepen nga fondi dhe nga qeveria 7 milion, do ti japim gjithë zonës së Vlorës pamje të re dhe besoj që do ti krijojmë banorëve dhe komunitetit një tjetër burim të rëndësishëm zhvillimi. Do të ketë restaturim të thellë i shtëpisë së Marigosë, xhamisë së Tabakëve, sheshit të Sahatit, para bashkisë një shesh i konsiderueshëm për ti dhënë rëndësinë godinës administrative.

Shtëpia e qeverisë, që sot ka mbetur skelet do të ringrihet duke ruajtur arkitekturën ekzistuese, apo Sinagoga e vjetër, klubi Labëria patjetër në mënyrë që në fund të jemi të gatshëm ti rikthejmë Vlorën Vlorës.

Nuk vetëm projekt restaurimi, por transformimi. Ky do të jetë projekti më kompleks pa u hyrë në hak tjerëve, pa dashur të krijojmë xhelozi, do jetë më i bukur për shkak se ka shumë histori, detaje historike, shumë kultura që ndërthuren. 

Article Logic
Execution time: 0.016769170761108
array(1) { ["section"]=> string(126) "nis-puna-per-rikualifikimin-e-qendres-historike-ne-vlore-rama-pa-dashur-te-ngjallim-xhelozi-ky-eshte-projekti-me-i-bukur-95142" }