Nis punimet Komisioni për Reformën Zgjedhore, e drejton Ilir Meta

Publikuar tek: politike, më 10:14 07-03-2016 Nis punimet Komisioni për Reformën Zgjedhore, e drejton Ilir Meta

Nis punimet komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore. Deputetët kanë nisur mbledhjen e tyre në komisionin të cilin e drejton vetë kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Meta propozoi krijimin e këtij komisioni për të diskutuar çështje rreth zgjedhjeve që do të mbahen në vitin 2017.

Edhe sot Meta theksoi se duhet të bazohen te rekomandimet e OSBE-ODIHR për të realizuar zgedhje me standarde.

“Të bazohemi te rekomandimet e OSBE-ODIHR për të realizuar zgjedhje me standard. Puna e këtij komisioni është shumë e rëndësishme’’,theksoi Meta.

Kurse deputeti  i PD-së Oerd Bylykbashi e vendosi theksin te zbatimi i Ligjit të Dekriminializimit, edhe pse Kuvendi miratoi aktet nënligjore me 114 vota.

“Zgjedhjet vihen në rrezik nëse nuk bëhet dekriminalizimi’’, tha Bylykbashi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019203901290894
array(1) { ["section"]=> string(70) "nis-punimet-komisioni-per-reformen-zgjedhore-e-drejton-ilir-meta-34430" }