Nis “reality” direkt nga shtëpia e familjes Hoxha, përfshihen edhe moderatorët e njohur

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:47 25-01-2017 Nis “reality” direkt nga shtëpia e familjes Hoxha, përfshihen edhe moderatorët e njohur

Menjëherë pasi Instagram-i ka bërë opsionin “live” edhe në Shqipëri, familja Hoxha: Sara, Redia dhe Lori, kanë nisur menjëherë të bëjnë video “live” nga shtëpia e tyre.

Ato janë argëtuar pa masë me njëra-tjetrën dhe  me komentet që u kanë bërë komentuesit e shumtë. Ato janë shfaqur të thjeshta, pa përdorur make up dhe në një mënyrë shumë konfidente janë treguar të hapura me të gjithë ata që i pyesin.

Sigurisht nuk kanë munguar komentet e Ledion Liços deri në momentin që edhe ai ka ardhur në shtëpi dhe ka nisur “live” nga Instagram-i i tij duke nisur kështu një garë virtuale mes njëri- tjetrit. Sigurisht që çdo koment ka kaluar me të qeshura dhe situata është bërë edhe më e lezetshme kur komentet kanë nisur nga moderatorët e njohur Eno Popi dhe Xhemi Shehu.

Nga një profil Instagram-i te tjetri, familja Hoxha dhe Ledioni kanë krijuar një atmosferë shumë interesante që më siguri u ka pëlqyer shumë edhe ndjekësve të tyre./Blitz

lori5-1.jpg

lori1-1.jpg

lori2-2.jpg

lori3-1.jpg

lori4-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032086849212646
array(1) { ["section"]=> string(90) "nis-reality-direkt-nga-shtepia-e-familjes-hoxha-perfshihen-edhe-moderatoret-e-njohur-66593" }