Nis rikonstruksioni i plotë i Amfiteatrit te kodrat e Parkut të Liqenit në Tiranë

Publikuar tek: kulture-art, më 11:22 30-07-2017 Nis rikonstruksioni i plotë i Amfiteatrit te kodrat e Parkut të Liqenit në Tiranë

I lënë në harresë prej shumë vitesh, më së fundi Amfiteatri te kodrat e Parkut të Liqenit po merr vëmendjen e bashkisë dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, për ta shndërruar atë në Teatrin e Hapur të Tiranës.

Rikonstruksioni i Amfiteatrit është kërkuar vazhdimisht edhe nga një sërë artistësh të njohur shqiptarë, si sopranoja me famë botërore, Inva Mula, për të pasur mundësi organizimin e disa shfaqjeve në formën e teatrit të hapur. Kështu, ky Amfiteatër nuk do të jetë thjesht një arenë natyrore për artistët, por edhe një mjedis ideal për fëmijë, të rinj e jo vetëm, që dëshirojnë të shijojnë artin në natyrë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi artistët për mbështetjen e tyre, ndërsa theksoi se pas investimit ky mjedis do të marrë rëndësinë e merituar, duke e kthyer në një skenë të mirëfilltë artistike. “Siç thonë, një histori e mirë sjell një histori tjetër të mirë dhe propozimi i Invës për të bërë një shfaqje këtu, solli një avancim të idesë për ta transformuar Amfiteatrin e Liqenit. Sot është një hapësirë e degraduar, ndonjëherë ngjan me disa rrënoja antike, por që në fakt nuk ka moshë aq të madhe sa të hyjë në antikitet. Por, sigurisht ndonjëherë mungesa e kulturës, aktet e vandalizmit, mungesa e kujdesit për pronën e përbashkët ka sjellë këtë degradim. Sot jemi në një situatë tjetër, ku jo vetëm kemi vendosur që të marrim përsipër këtë financim, por do ta përfundojmë në kohë rekord”, tha kryetari Veliaj.

Sopranoja shqiptare Inva Mula falenderoi Bashkinë e Tiranës që në një kohë të shkurtër bëri të mundur nisjen e një investimi kaq të rëndësishëm për artin në Tiranë.

“Është një projekt që e kam shumë për zemër dhe jam shumë e lumtur. Që në momentin që erdha për të krijuar një spektakël këtu, e pamë që nga ana teknike nuk shkonte. Falë Erionit, falë Blendit menjëherë kjo gjë po konkretizohet, saqë më duket si e pabesueshme që mund të ndodhin këto gjëra në mbështetje të kulturës. Meqë parku është bërë një mushkëri shumë e mirë ku njerëzit kanë mundësi të ecin dhe të jenë në ajër të pastër, mendoj që do të jetë një aortë shumë e rëndësishme e kulturës së Tiranës”, tha Inva Mula.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këto tarraca palletesh do ju lënë pa fjalë (FOTO)
Këto 4 zakone të njerëzve e dëmtojnë rëndë dhe e plakin trurin tonë »
Article Logic
Execution time: 0.018882989883423
array(1) { ["section"]=> string(87) "nis-rikonstruksioni-i-plote-i-amfiteatrit-te-kodrat-e-parkut-te-liqenit-ne-tirane-87793" }