Nis rikonstruktimi i dy kishave në Boboshticë, vlera të mëdha në pjesën ndërtimore dhe në pikturën murale

Publikuar tek: kulture-art, më 11:33 24-10-2016 Nis rikonstruktimi i dy kishave në Boboshticë, vlera të mëdha në pjesën ndërtimore dhe në pikturën murale foto ilustruese

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Korçë ndërhyn në dy kisha në Boboshticë të cilat janë monumente kulture për t’i shpëtuar nga rrënimi e degradimi.

Bëhet fjalë pikërisht për kishën ‘Shën Jovani’ e cila daton në shek XVII dhe është një nga ndërtimet më të veçanta të zonës me një arkitekturë postbizantine dhe me vlera të mëdha si në pjesën ndërtimore ashtu edhe në pikturën murale të saj.

Prej vitesh në këtë kishë nuk ishte ndërhyre për mirëmbajtjen e këtij objekti i cili kishte shfaqur problematika serioze për shkak të lagështirës e bimësisë rreth tij.

Sipas drejtorit Gjergji Koki ndërhyrja e ka shpëtuar kishën e Shën Jovanit nga degradimi i mëtejshëm, duke u ndërhyrë jo vetëm në hidroizolimin e pastrimin e bimësisë por edhe në rrethimin e objektit. Paralelisht puna po vijon prej një viti tashmë edhe në restaurimin e pikturës murale në kishën e ‘Shën Dhimitrit’ në Boboshticë pas ndërhyrjes së kryer me parë në këtë objekt për rikonstruksionin e çatisë e hidroizolimin e saj.

Me ndërhyrjet e kryera këto dy kisha në fshatin turistik të Boboshticës do të jenë edhe një mundësi më shumë për tu vizituar nga turistët që frekuentojnë rajonin e Korçës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artistja Justina Aliaj i tregon të gjitha, flet për ngacmimet seksuale në diktaturë
EKSKLUZIVE/ Kush është vajza që po mban mbërthyer publikun, flet Rozana Radi: Çfarë i thashë që më mbrojti kur isha rrëzuar... »
Article Logic
Execution time: 0.021072149276733
array(1) { ["section"]=> string(110) "nis-rikonstruktimi-i-dy-kishave-ne-boboshtice-vlera-te-medha-ne-pjesen-ndertimore-dhe-ne-pikturen-murale-57216" }