Nis seanca parlamentare me mungesën e opozitës, të pranishëm disa ambasadorë

Publikuar tek: politike, më 10:39 05-03-2015 Nis seanca parlamentare me mungesën e opozitës, të pranishëm disa ambasadorë

Ka nisur sipas orarit të planifikuar seanca parlamentare, por me mungesën e deputetëve të opozitës, të cilët ndodhen në mbledhjen e grupit parlamentar në selinë e PD-së. Sot deputetët e PD-së kishin kërkuar edhe interpelancë të kryeministrit Edi Rama, i cili është i pranishëm.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar fjalën e një deputeti nga opozita, për kërkesën për interpelancë të kryeministrit Rama, por asnjë deputet nuk ka qenë I pranishëm.

‘’Interpelancë  urgjente duhet zhvilluar në një nga seancat plenare të radhës. Cili nga 7 deputetët do marrë fjalën? Asnjë nuk është,, ndërkohë që kryemininisti Rama është këtu. Jeni të detyruar të jeni të përpiktë.  Ju falenderoj zoti kryeministër që keni ardhur në kohë unë mendoj në çdo kohë që opozita do të vijë, meqenëse rregullorja thotë, të ndërpresim zhvillimin e Kuvendit dhe ta nisim me interpelancën’’, tha Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat e Doshit/ PD: Kërkon mocion mosbesimi ndaj Metës
Çështja "Doshi"/PD kallëzon Sajmir Tahirin dhe Artan Didin: Bllokuan hetimin. Tahiri: Nuk e kam frikë PD »
Article Logic
Execution time: 0.0098347663879395
array(1) { ["section"]=> string(80) "nis-seanca-parlamentare-me-mungesen-e-opozites-te-pranishem-disa-ambasadore-5003" }