Nis seanca plenare, Spartak Braho bën betimin si deputet i ri i Kuvendit

Publikuar tek: politike, më 10:12 17-05-2018 Nis seanca plenare, Spartak Braho bën betimin si deputet i ri i Kuvendit Spartak Braho ben betimin

Ndërkohë që ka filluar seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i ri i parlamentit, Spartak Braho ka bërë betimin si deputet i ri i Kuvendit.

Braho mori mandatin e deputetit lënë përgjysmë nga Saimir Tahiri.

Ai është pjesë e listës shumë emërore të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Braho mandatin e kaluar hyri si deputet nga lista e PS dhe u bë pjesë e grupit të LSI. Por në zgjedhjet e 2017 ishte në listën shumëemërore të PS-së në qarkun e Tiranës.

Saimir Tahiri dha dorëheqjen nga posti i tij në Parlament pas akuzave të shumta për përfshirjen në bandat e drogës.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E mbani mend këtë datë? Rama e Basha u mbyllën 4 orë në Kuvend...
AUTENTICITETI I VIDEOS/ Ish –ministri i habitur nga Rama: Faqja e zezë »
Article Logic
Execution time: 0.0041351318359375
array(1) { ["section"]=> string(78) "nis-seanca-plenare-spartak-braho-ben-betimin-si-deputet-i-ri-i-kuvendit-121074" }