Nis sesioni i katërt i legjislaturës së Kuvendit, Meta: Të përmbushim prioritetet

Publikuar tek: politike, më 18:11 19-01-2015 Nis sesioni i katërt i legjislaturës së Kuvendit, Meta: Të përmbushim prioritetet

Ka nisur sesioni i ri i legjislaturës aktuale parlamentare me fjalën e hapjes nga kreu i Kuventit, Ilir Meta që në prani të deputetëve edhe nga opozita, theksoi nevojën e reformave dhe bashkëpunimit ndërsa o votuan dhe dy komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

“Do synojmë të përsosim funksionimin e Parlamentit dhe të përmbushim prioritetet e BE. Gjithashtu do të përmirësojmë dialogun mes opozitës dhe maxhorancës” tha Meta.

 Kryetari i Parlamentit shtoi se mes prioriteteve kryesore është reforma në drejtësi. Më pas nisi votimi për të verifikuar prezencën dhe më pas votimi për Komisionin Hetimor mbi emërimet në administrate që do të kryesohet nga deputeti i PD, Genc Pollo.  

Ky komision u miratua me 120 vota pro. U votua gjithashtu edhe zgjatja e afatit për komisionin e serverit të Tatimeve që do të kryesohet nga një tjetër deputet opozitar, Arben Ristani. 

Përveç 2 krerëve të Komisioneve Hetimore, në seancën e parë të këtij viti në Kuvend, u miratuan mekonsensus edhe edhe anëtarët e tjerë të këtyre Komisioneve. Për Serverin e Tatimeve, anëtarë të Partisë Demokratike në Komision përveç kryetarit do të jenë dhe deputetët Florion Mima, Jorida Tabaku, Helidon Bushati. Ndërsa për Komisionin Hetimor për largimet dhe shkarkimet në administratë anëtarë të PD do të jenë kryetari Genc Pollo, si dhe deputetët e tjerë Voltana Ademi, Kletis Kruja, Alban Zeneli. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 21 Janari, Gaçi: Garda kishte urdhër për të qëlluar në trup protestuesit
Berisha: Qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar terrorit të qeverisë »
Article Logic
Execution time: 0.020529985427856
array(1) { ["section"]=> string(83) "nis-sesioni-i-katert-i-legjislatures-se-kuvendit-meta-te-permbushim-prioritetet-963" }