Nis shkatërrimi i “Xhunglës” së refugjatëve në Calias

Publikuar tek: bota, më 20:38 29-02-2016 Nis shkatërrimi i “Xhunglës” së refugjatëve në Calias

Përplasje mes policisë dhe refugjatëve janë regjistruar në Calias të Francës, teksa ka nisur shkatërrimi i kampit të refugjatëve i njohur si “Xhungla”.

Refigjatët i kanë vendosur zjarrin tendave në momentin që policia ka hedhur gaz lotësjellës dhe 20 punëtorë kanë nisur punën e çmontimit të strukturave të përkohshme që kanë shërbyer si strehim për 3,700 refigjatë.

Autoritetet kanë thënë se askush nuk do të evakuohet me forcë dhe se rreth 800 deri në 1,000 persona do preken nga dëbimi. Por organizatat e bamirësisë shprehen se dëbimi do prekë 3,450 refugjatë, ndër ta edhe 300 fëmijë të pashoqëruar.

Qëllimi i pjesës më të madhe të refugjatëve është kapërcimi i kufirit drejt Britanisë së Madhe. Mijëra persona janë mbledhur në disa nga portet e Francës me shpresën se do mund të fshehen në anijet që nisen drejt Britanisw.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031901836395264
array(1) { ["section"]=> string(57) "nis-shkaterrimi-i-xhungles-se-refugjateve-ne-calias-33853" }