Nis sot simpoziumi ndërkombëtar "Skulptura e parkut", në Korçë

Publikuar tek: kulture-art, më 06:39 01-07-2015 Nis sot simpoziumi ndërkombëtar

Simpoziumi ndërkombëtar "Skulptura e parkut" pritet të nisë sot në qytetin e Korçës. Simpoziumi i Skulpturës 2015 në Korçë, një ide nga skulptori Genti Tavanxhiu, mbështetur nga Bashkia e Korçës,është një nga projektet më të rëndësishme për këtë qytet. Për të disatin vit radhazi Korça mirëpret artistë vendas dhe të huaj të përzgjedhur nga më shumë se 100 aplikantë.

Artistët pjesëmarrës të këtij simpoziumi ndërkombëtar janë: Salah Hammad ( Egypt ), Liu Yang ( China ) , François Weil ( France ), Patrice Belin ( France ), Fiona Mali (Albania).

Zhvillimi i tij bëhet në një ambient të propozuar nga bashkia e qytetit të Korçës dhe mundëson qytetarët të bëhen spektatorë në çfarëdo momenti të punës së skulpturës, të shikojnë se si artistët një bllok guri e transformojnë pak nga pak në një vepër arti. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër leje zhvillimore ndërtimi lëshuar nga bashkia, dy ditë para zgjedhjeve Ministria e Kulturës e denoncon
Dalin nga lista e rrezikut Berati dhe Gjirokastra, Kumbaro: Ministria e Kulturës i dha prioritet »
Article Logic
Execution time: 0.32202696800232
array(1) { ["section"]=> string(65) "nis-sot-simpoziumi-nderkombetar-skulptura-e-parkut-ne-korce-15046" }