Nis "The Voice of Albania 5", Top Channel: Ledion Liço rol më aktiv se më parë

Publikuar tek: kulture-art, më 13:28 04-01-2016 Nis

Tanimë të gjithë konkurrentët e përzgjedhur janë duke punuar me orkestrën, këngët  që do të këndojnë para një tjetër skuadre: atë të trajnerëve. Alma Bektashi, Sidrit Bejleri, Genc Salihu dhe më e reja Jonida Maliqi do të kenë sërish misionin e vështirë të kalimit në një sitë shumë të imët, zërat që do të dëgjojnë, për të shtypur pastaj butonët e zhurmshëm, aty ku do të binden vërtet se zërit që kanë dëgjuar vlen t’i jepet shansi i madh.

Edhe këtë vit formula që çon në përzgjedhjen e më të mirëve do të jetë e njëjta. Fazat nëpër të cilat do të kalojnë konkurrentët, duke u pakësuar ca e nga ca për të shpallur më në fund fituesin, janë edhe këtë vit Audicionet e Fshehura, Betejat, Knockout dhe më pas emocioni i pastër i Netëve Live.

Top Channel bën me dije se rruga drejt finales do të sjellë një formulë të re gare, që do t’i japë një tjetër ritëm shoë-t. Po çfarë do ndodhë gjatë netëve kur “The Voice of Albania 5” do të shfaqet drejtpërsëdrejti? Finalistët nuk do të dhurojnë spektakël duke sjellë garë të fortë e muzikë të zgjedhur, por edhe duke u ngjitur në skenë së bashku me disa nga zërat më të mirë të skenave shqiptare. Do të ketë më shumë të ftuar e më shumë performanca artistike.

Sipas TCH, prezantuesi, si gjithmonë i pandryshuar Ledion Liço, do të ketë një rol edhe më aktiv se edicionet e shkuara, duke garantuar edhe më shumë spektakël. Spektakli nis këto ditë, 8 dhe 9 janar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltari i Ramës i shqetësuar për bojën e hedhur në fasadën e Kryeministrisë: Problem jo i vogël
Artisti kthen në 3D pikturat më të famshme që edhe të verbërit t’i përjetojnë »
Article Logic
Execution time: 0.021162986755371
array(1) { ["section"]=> string(80) "nis-the-voice-of-albania-5-top-channel-ledion-lico-rol-me-aktiv-se-me-pare-29120" }