Niset drejt Shqipërisë trupi i pajetë i Florenc Beqirajt nga Franca

Publikuar tek: barometri, më 08:25 28-12-2017 Niset drejt Shqipërisë trupi i pajetë i Florenc Beqirajt nga Franca

Dje është nisur trupi i pajetë i 23-vjeçarit Florenc Beqiraj nga morgu i Marsejës në Francë.

Bëhet me dije se trupi i Florencit do të niset nga Marseja për në Gjermani me rrugë tokësore dhe më pas do të mbërrijë me avion në Tiranë nga Gjermania. Trupi i 23-vjeçarit të masakruar në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Marsejë, pritet të mbërrijë në Tiranë ditën e nesërme dhe do të jetë i shoqëruar nga babai.

Trupi i pajetë do të dërgohet në Shkodër, në vendlindjen e tij. 23-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në spitalin e Marsejës pasi mjekët i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1946120262146
array(1) { ["section"]=> string(74) "niset-drejt-shqiperise-trupi-i-pajete-i-florenc-beqirajt-nga-franca-104616" }