Nishani akuzon Ramën: Kërkon të marrësh nën kontroll institucionin e Presidentit

Publikuar tek: politike, më 20:35 12-02-2015 Nishani akuzon Ramën: Kërkon të marrësh nën kontroll institucionin e Presidentit

Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar në lidhje akuzat e bërë nga kryeministri Edi Rama në drejtim të Bujar Nishanit.

Sipas Presidencës, prej gati dy vitesh, Nishani gjendet nën një fushatë fyerjesh, shpifjesh, kërcënimesh dhe shantazhi të pandërprerë, të organizuara dhe urdhëruara nga kryetari i qeverisë.

“Kjo praktikë jakobine, e padëgjuar kurrë më parë në këtë vend, ku dhuna e pushtetit fyen, kërcënon, shantazhon familjen, fëmijët dhe jetën e Presidentit të Republikës është e paimagjinueshme në një vend normal”, thuhet në deklaratë.

Kreu i shtetit shprehet se kjo fushatë vjen si pasojë e pamundësisë së kryeministrit për të marrë nën kontroll institucionin e presidentit.

“Kryeministri, nuk po mundet të marrë nën kontroll Institucionin e Presidentit të Republikës. Shpifjet e ulëta dhe denigruese të urdhëruara nga Kryeministri  i vendit sot në aulën e Parlamentit si një hakmarrje ndaj qëndrimeve institucionale të Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe dinjitetit të shtetit të shqiptarëve nuk do munden dot të nëpërkëmbin dhe asgjësojnë Institucionin e Kreut të Shtetit. Dhuna nuk do triumfojë kurrë mbi dinjitetin e shtetit. Autoritarizmi nuk do ta mundë dot lirinë dhe demokracinë të cilat shqiptarët i kanë fituar pas vuajtjesh dhe sakrificash të mëdha”, thuhet në reagimin e presidentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koalicionet/Rama takon Topin: S'ju shmangëm dot kundërvendosjes politike. Topi: Mbetemi parti e djathtë
Guxholli: 500 milionë euro për matësat inteligjentë. Ministria: PD po shpif »
Article Logic
Execution time: 0.053194999694824
array(1) { ["section"]=> string(84) "nishani-akuzon-ramen-kerkon-te-marresh-nen-kontroll-institucionin-e-presidentit-3186" }