Nishani, ballo për fëmijët me sindromën Down: Të kontribuojmë për integrimin e tyre

Publikuar tek: politike, më 22:11 18-12-2015 Nishani, ballo për fëmijët me sindromën Down: Të kontribuojmë për integrimin e tyre

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me rastin e festave të fundvitit, organizoi të premten në mbrëmje, në ambientet e Presidencës, ballon në mbështetje të fëmijëve me sindromën Down. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kreu i shtetit tha se, “sot këtë ballo ia dedikojmë fëmijëve që kanë një realitet tjetër njerëzor, por janë pjesë e shoqërisë tonë dhe nga dashuria në dashuri, gjithçka e mirë mund të arrihet”.

“Ndaj tyre nuk mund të rrinë duarkryq dhe kurrsesi nuk mund t’i harrojmë. Ata duhet t’i ndihmojmë dhe për ta diçka duhet të bëjmë”, tha Presidenti Nishani, ndërsa theksoi se, ata janë pjesë e shoqërisë, që na mësojnë diçka tepër të vyer, detyrimin moral për t’u kujdesur për ta”.

“Nuk janë vetëm ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, por edhe ne kemi nevojë po aq sa ata për dashurinë e tyre. Duhet të kthejmë pamundësinë e dukshme, në mundësi reale për integrimin, në mënyrë që çdo krijesë humane të gjejë sado pak qetësi, dinjitet dhe harmoni”, tha Nishani.

“Të duash dikë, për për më tepër fëmijët me sindromën Down, është e pamundur të mos shpërblehesh, e pamundur që ai të mos të dojë. Nga dashuria jonë për ta, tek dashuria e tyre për ne. Nga dashuria në dashuri, gjithçka e mirë mund të arrihet. Duhet të na mjaftonte ky konstatim që ndaj tyre të kemi një vlerësim më të arsyeshëm e të mbajmë një qëndrim më korrekt e më objektiv, e më human”, theksoi kreu i Shtetit.

Duhet të kemi parasysh se punët e vështira e sfidat e mëdha na shërbejnë për t’u trimëruar e për t’u forcuar, vijoi ai, ndërsa u shpreh se, natyra ka plot shembuj që një numër krijesash edhe pse duken të pamundur për të kryer disa punë, ato i bëjnë për bukuri, transmeton Ata.

“Specifikat e fëmijëve me aftësi të ndryshme kërkojnë të mos shohim sesa e vështirë është të arrihet diçka për ta, por të shihet mënyra sesi mund ta arrijmë. Asnjë problem nuk mund të zgjidhet, pa u lodhur për ta zgjidhur atë. Ndihmojini sa të mundni këta fëmijë, jo për mëshirë, jo si indiferentë apo soditës, por ndihmojini duke e konsideruar këtë ndihmë ashtu siç është, si reagim i qytetarëve aktivë që kontribuojnë për të mirën e të gjithëve”, tha Presidenti Nishani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Qeveria ktheu sytë nga Berati pas 25 vitesh harresë
Surprizon Topalli: Berishën e kundërshtoja, Bashës s’i ktheja SMS për takimet »
Article Logic
Execution time: 0.026924848556519
array(1) { ["section"]=> string(87) "nishani-ballo-per-femijet-me-sindromen-down-te-kontribuojme-per-integrimin-e-tyre-28103" }