Nishani çon në Kushtetuese Ligjin e Pronave, Komisioni në Kuvend i rrëzoi dekretin

Publikuar tek: politike, më 11:20 23-01-2016 Nishani çon në Kushtetuese Ligjin e Pronave, Komisioni në Kuvend i rrëzoi dekretin

Presidenti Bujar Nishani çon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Pronave, pasi Komisioni i Ligjeve i rrëzoi dekretin në Kuvend. Komisioni Ligjeve në Kuvend ka rrëzuar para disa ditësh dekretin e presidentit të Republikës, Bujar Nishani për Ligjin e Pronave.

Nishani ka refuzuar ligjin e votuar nga Kuvendi për pronat, duke kërkuar rikthimin e tij në Parlament për t’u bërë ndryshimet e kërkuara nga presidenti.

Nishani argumentoi në kthimin e tij në Kuvend se ligji binte ndesh me Kushtetutën.

“Ligji do të aplikohet mbi kërkesat e patrajtuara dhe të zvarritura deri më sot, duke cenuar pritshmërinë e aplikantëve, të cilët kanë paraqitur aplikimet e tyre referuar ligjit të mëparshëm dhe nga ana tjetër vendos një skemë kompensimi që nuk duket aspak realiste, për sa kohë nuk ekziston një numër i saktë dhe përfundimtar i vendimeve administrative dhe gjyqësore… Këtyre aplikantëve iu është mohuar një proces i rregullt ligjor dhe qeveria, për të mbuluar shkeljen përmes rregullimit ligjor, pretendon ta fshehë këtë fakt dhe për më tepër të përcaktojë një afat jo të arsyeshëm kohor, prej tre vitesh të tjera, për të përmbyllur trajtimin e kërkesave që nuk janë arritur të trajtohen ndoshta prej 10 vitesh…Gjykata ka konsideruar se kërkesat e paraqitura kohë më parë nuk mund të llogariten referuar hartës së vlerës së vitit 2014, pasi do të krijonte një pabarazi mes palëve, ndërkohë që harta e vlerës së vitit 2014 nuk reflekton vlerën e tregut dhe në shumë qytete kryesore në veçanti në Tiranë, harta e vlerës është ulur ndjeshëm”, ka argumentuar Nishani.

Ligji “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, u miratua në Parlament më datë 5 dhjetor, me 78 vota pro, 44 kundër dhe 1 abstenim.

Edhe pse presidenti ka kërkuar ndryshim, për Komisionin e Ligjeve është parë pa vend rishikimi, duke bërë që Nishani të ndërmarrë veprimin e radhës: t'i drejtohet Kushtetueses.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ligji i pronave, Komisioni i Ligjeve në Kuvend rrëzon dekretin e Nishanit
“Rama rreh në zyrën e tij zëvendëskryeministrin Peleshi”, mesazh te Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.0207359790802
array(1) { ["section"]=> string(87) "nishani-con-ne-kushtetuese-ligjin-e-pronave-komisioni-ne-kuvend-i-rrezoi-dekretin-30748" }