Nishani dekoron Berishën me urdhërin e “Flamurit Kombëtar”

Publikuar tek: politike, më 21:19 08-12-2015 Nishani dekoron Berishën me urdhërin e “Flamurit Kombëtar”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar ish-kryeministrin Sali Berisha me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”.

Dekorimi i Berishës është bërë me motivacionin: Shpirtit liridashës që iu bashkua dhe përcolli që në momentet e para frymën e lëvizjes mbarëpopullore demokratike në vitin ’90 që solli përmbysjen e regjimit më diktatorial e çnjerëzor komunist. Për rolin e tij udhëheqës në orientimin, përparimin dhe forcimin e idealeve dhe parimeve të sistemit demokratik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe euro-atlantike.

Së bashku me Berishën, janë dekoruar edhe Musine Kokalari dhe Lëvizja Studentore e Dhjetorit.

Në faqen e Presidencës thuhet se “Dekorata e flamurit kombëtar” u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza e deputetit të PS: Protesta e sotme duhet përshëndetur
Bashkia e Tiranës gjobit Partinë Demokratike, 7 ditë kohë të kryejë pagesën »
Article Logic
Execution time: 0.025716066360474
array(1) { ["section"]=> string(62) "nishani-dekoron-berishen-me-urdherin-e-flamurit-kombetar-27283" }