Nishani dekoron zyrtarin izraelit me titullin “Skënderbeu”, Edelstein: Jam prekur shumë, marrëdhëniet me Shqipërinë janë prioritet

Publikuar tek: politike, më 17:17 18-02-2016 Nishani dekoron zyrtarin izraelit me titullin “Skënderbeu”, Edelstein: Jam prekur shumë, marrëdhëniet me Shqipërinë janë prioritet

Izraeli përmes institucioneve dhe strukturave të saj të specializuara për marrëdhëniet ndërkombëtare, i konsideron me prioritet të lartë marrëdhëniet me Shqipërinë”, deklaroi sot Kryetari i Knesset-it të Izraelit, Yuli Yoel Edelstein në takimin me Presidentin Bujar Nishani.

Kreu i Shtetit vlerësoi se në 25 vjet marrëdhënie diplomatike, marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, solide e miqësore. Gjithashtu,  Nishani theksoi se këto marrëdhënie karakterizohet nga një frymë e konsoliduar miqësie dhe nga vlerat që dy vendet ndajnë me njëri-tjetrin.

Në fund të takimit dhe me sugjerim të Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës, duke vlerësuar kontributin e shquar të zotit Yuli Yoel Edelstein për konsolidimin e marrëdhënieve miqësore mes Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit, për nxitjen e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe për promovimin e bashkëpunimit ekonomiko-social mes dy vendeve, i akordoi Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

“Të gjendesh në mes të historisë të dy vendeve të cilat kanë një rrugëtim të mundimshëm në histori siç janë izraelitët dhe shqiptarët do të thotë se kontaktet mes tyre dhe komunikimi kanë nevojë për frymëzimin që buron nga personaliteti i zotit Edelstein”, u shpreh Nishani gjatë ceremonisë së dekorimit.

Edelstein më pas ka mbajtur edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë ku është shprehur se Shqipëria është një vend besnik për popullin e Izraelit.

Sipas Edelstein, Shqipëria është shembull i respektimi të jetës së tjetrit. “ Shqiptarët i dhanë strehë izraelitëve të larguar nga Spanja, kjo ka qenë momenti i parë i vlerësimit. Unë nuk di asnjë shembull tjetër, të një shoqërie, që të jetë kaq e përkushtuar për të mbrojtur jetën e tjetrit dhe ne si izraelit e njohim si vlerë të çmuar këtë. Mirënjohës popullit shqiptarë për besnikërinë e thellë ndaj popullit tonë”, tha Edelstein.

“U preka shumë që mu dha dekorata e urdhrit të Skënderbeut, ishte një emocion i madh. Faleminderit. Lidhjet që kemi ushqyer bazohen në demokraci, tolerancën fetare dhe tek të drejtat e njeriut. Ne kemi arritur të identifikojmë shumë fusha bashkëpunimi. Siguria dhe lufta ndaj krimit primare. Energjia dhe uji kanë qenë fusha me efiçencë të lartë në bashkëpunim. Shpresojmë që ne të vazhdojmë gjithnjë e më tej këtë partneritet. Lidhja që kemi ne janë të bazuara në marrëdhëniet e thella dhe të pastra që kemi krijuar ndër vite”, nënvizoi Edelstein.

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Kryetari i Parlamentit (Knesset) të Izraelit prezantuan sot logon fituese që do të përfaqësojë 25-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Bushati, dhe Edelstein zhvilluan sot një mëngjes pune në ambientet e Hotel Sheraton Tirana dhe në përfundim të takimit, u zhvillua një ceremoni e shkurtër, gjatë së cilës Ministri Bushati dhe Kryetari i Parlamentit të Izraelit Edelstein paraqitën logon fituese të përzgjedhur nga konkursi online i organizuar me rastin e 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe ajo e Izraelit.

12715622_929705533810953_4689147549825184549_n-690x450.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Pas shkarkimit të Canit, i vjen rradha Brisida Shehajt”
Mesila Doda merr funksion të lartë në PDIU, do drejtojë grupin parlamentar »
Article Logic
Execution time: 0.012248039245605
array(1) { ["section"]=> string(131) "nishani-dekoron-zyrtarin-izraelit-me-titullin-skenderbeu-edelstein-jam-prekur-shume-marredheniet-me-shqiperine-jane-prioritet-32934" }