Nishani-Glover: Vullneti politik kyç, por nuk përkthehet dot në ligj

Publikuar tek: politike, më 15:14 30-06-2015 Nishani-Glover: Vullneti politik kyç, por nuk përkthehet dot në ligj

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim përmbyllës kreun e Misionit Monitorues të ODIHR-it për zgjedhjet lokale 2015 në Shqipëri, Ambasadoren Audrey Glover, me të cilën kanë biseduar për rëndësinë që patën këto zgjedhje në Shqipëri, në kontekstin e hartës së re administrative dhe përgjegjësive të reja që pritet të marrin drejtuesit e rinj të Bashkive në vend.

Kreu i Shtetit theksoi se “zgjedhjet mbeten një test i përhershëm i maturimit dhe funksionimit të institucioneve dhe mekanizmave zgjedhore, klasës politike por edhe të përgjegjësisë dhe përgjegjshmërisë qytetare”.

Duke bashkëndarë vlerësimet dhe shqetësimet e ekipit të monitorimit të ODIHR, të reflektuara edhe në raportin e ndërmjetëm të bërë publik, Presidenti Nishani sugjeroi disa rekomandime për t’u marrë parasysh në interesin më të mirë publik, duke shpresuar se adresimi në kohë i tyre do të kontribuojë më tej në përmirësimin e kulturës politike në Shqipëri.

Ambasadorja Glover vuri në dukje se vullneti politik mbetet kyç në këtë proces, ndërkohë që ai mbetet i pakodifikueshëm në legjislacion. Ajo bëri me dije se bashkë me ekipin monitorues do të përmbyllin raportin në harkun e 8-10 javëve të ardhshme, duke reflektuar edhe rekomandimet për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të ardhshme zgjedhore në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD: Kryeministri Rama përgjegjës për arratisjen e Arben Frrokut
Xhafa iu kërkon deputetëve të vijnë me kostum në komision. Ndoka: A lejohet të veshim bluzën me numrin 23? »
Article Logic
Execution time: 0.030651807785034
array(1) { ["section"]=> string(72) "nishani-glover-vullneti-politik-kyc-por-nuk-perkthehet-dot-ne-ligj-15000" }