Nishani i përgjigjet Ramës: Po e përdor Zhitin për politikë

Publikuar tek: politike, më 20:38 14-02-2015 Nishani i përgjigjet Ramës: Po e përdor Zhitin për politikë

Emri i Visar Zhitit është kthyer në një çështje debati midis presidentit Bujar Nishani dhe kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtarë në facebook, Nishani vijon të theksoj domosdoshmërin që kanë konsultimet me institucionin e presidentit për emrat e ambasadorëve.

“Visar Zhiti është i propozuar prej Kryeministrit për ambasador në Vatikan pa kushtin themelor, ligjor procedurial, të thënë, të njohur, të shpallur dhe të përsëritur; Konsultimin paraprak me Presidentn e Republikës. Kryeministri nuk e di se në tryezën e Presidentit asgjë dhe askurrë nuk është thjesht "për firmë". Me këtë padijë kaq të thellë proceduriale Kryeministri provon për të disatën herë një mungese serioziteti sa të pabesueshme dhe të papranueshme për një Kryeministër. Kryeministri duhet ta mësojë një herë e përgjithmonë se dekretimi apo mos-dekretimi i ambasadorëve, është e drejtë ligjore e e patjetërsueshme e Presidentit të Republikës”, shkruan Nishani.

Duke i’u përgjigjur akuzave të Ramës se ai po ridënon Zhitin, presidenti ka deklaruar se shkrimtari është duke u turpëruar dhe ridënuar nga kryeministri për politikë.

“Visar Zhitin nuk po e ridënon Presidenti. Visar Zhitin po e turpëron dhe riturpëron, dënon dhe ridënon Kryeministri përmes një kurthi duke e kandiduar jashtë procedurave në pritje të refuzimit. Për Visar Zhitin nuk është ridënim të mos e bësh ambasador. Për Visar Zhitin është ridënim ta përdorësh për politikë”, shprehet ai.

Nishani ka bërë edhe një korrigjim ndaj Ramës, kur ka thënë se Zhiti nuk është nga poetët "e rrallë" të burgosur të diktaturës, por njëri prej tyre.

“Kryeministri nuk e di, ose bën sikur nuk e di, se Visar Zhiti nuk është nga poetët "e rrallë" të burgosur të diktaturës, por njëri prej tyre. Vetë Visar Zhitit i vjen turp nga cilësimi "i rrallë'. Po, Visar Zhiti nuk ka shpifur për askënd. Për Visar Zhitin kanë shpifur pafund shëmbëlltyrat e barrikadës sigurimiste qe ndikojnë sot vendim-marrjen”, deklaron presidenti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshon strategjia e Ramës pas incidentit të javës së kaluar, qafë më qafë me banorët
Basha: Tragjedi njerëzore dhe indiferencë qeveritare në miniera »
Article Logic
Execution time: 0.015041828155518
array(1) { ["section"]=> string(63) "nishani-i-pergjigjet-rames-po-e-perdor-zhitin-per-politike-3355" }