Nishani: Individë nga administrata shtetërore po hetojnë jetën time private, por gabojnë rëndë

Publikuar tek: politike, më 07:17 17-09-2015 Nishani: Individë nga administrata shtetërore po hetojnë jetën time private, por gabojnë rëndë Presidenti Nishani në ''Opinion''

Një deklaratë e fortë ajo e presidentit Bujar Nishani dje në emisionin ‘’Opinion’’, pas përplasjeve me Ramën në lidhje me pushimet në rezidencat qeveritare dhe kthimin mbrapsht të dy ligjeve votuar me zell nga maxhoranca: të Arsimit të Lartë dhe të Turizmit.

Nishani ka rrëfyer dje se ka dijeni që disa individë në administratën shtetërore janë duke investiguar jetën e tij private. Për Nishanin ky është një gabim fatal.

“Për fatin e keq ka një angazhim dje unë dua t’u çoj një mesazh sot të gjithë atyre individëve, të cilët, për shkak të urdhrave politikë që kanë marrë, janë investuar ata vetë, kanë investuar administratën shtetërore për të hetuar jetën private të Presidentit të Republikës dhe familjarëve të tij’’, tha dje Nishani, duke shtuar se janë individë brenda institucioneve shtetërore.

I pyetur nga Blendi Fevziu nëse hetimi është në rrugë legale apo jo, Nishani vazhdoi komentet e tij: ‘’S’mund të hetohet presidenti i republikës në rrugë legale, përveçse kur ka vendime të caktuara të Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk kam asnjë lloj problemi me jetën time private dhe të familjarëve të mi. Ata që janë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, duke përdorur infrastrukturën zyrtare, kanë bërë një gabim fatal. Është shumë e rëndë, por ata që e kanë bërë këtë kanë bërë një gabim fataj. Janë munduar të gërmojnë në jetën private të presidentit të Republikës dhe familjes së tij’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Një bimë kanabisi kushton më shumë se një lopë”, qytetari denoncon konfliktin e drogës te Berisha
Drejtori i kryebashkiakut Veliaj: Ata që nxorrën fotot e Enverit, një tufë trushkulurish, po i faktorizoni »
Article Logic
Execution time: 0.03063702583313
array(1) { ["section"]=> string(98) "nishani-individe-nga-administrata-shteterore-po-hetojne-jeten-time-private-por-gabojne-rende-20983" }