Nishani-Ivanovit: Mbështetje për NATO-n, të shmangim tensionet etnike në Maqedoni

Publikuar tek: politike, më 11:34 02-04-2015 Nishani-Ivanovit: Mbështetje për NATO-n, të shmangim tensionet etnike në Maqedoni Bujar Nishani dhe Gjorge Ivanov

Presidenti Bujar Nishani është takuar sot me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov. Nishani ka premtuar mbështetjen për antarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërkohë që ka kërkuar bashkëpunim për uljen e tensioneve etnike tek shqiptarët në Maqedoni. Kurse Ivanovi shprehu interesin e Maqedonisë për të rritur bashkëpunimin ekonomik me vendin tonë.

“Të drejta e popullsisë shqiptare në Maqedoni janë të lidhura me marrëveshjen e Ohrit që duhet zbatuar sa më shpejt. Faktori shqiptar është faktor stabiliteti dhe kohezioni të brendshëm.Të gjithë të bashkëpunojmë që të shmangim tensionet etnike që ndizen në Maqedoni.”, deklaroi Nishani.

Për mbështetjen e antarësimit në NATO të Maqedonisë dhe çështjes së emrit të saj, Nishani shprehu mbështetje për antarësim por edhe për zgjidhje me konsensus të problemit të emrit.

“Vlerësuam interesin strategjik të integrimit në BE dhe NATO. Aspiratat na nxisin dhe motivojnë. Shqipëria e mirëpret antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe mirëpresim gjetjen e negocimit për emrin e Maqedonisë. E ka njohur me emrin që është prezantuar vetë. Është e interesuar që të jetë pjesë e NATO-s, se e meriton dhe përmes antarësimit do shtohet stabiliteti dhe garancia në rajon. Ka qëndrim të pandryshueshëm për emrin e Maqedonisë, mbështet zgjidhjen e kësaj çështje me konsensus.”, theksoi Nishani.

Kurse Ivanovi shprehu kërkesën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“Kemi marrëdhënie shumë të mira mes dy shteteve. Do mbajmë dinamikën në nivelin më të lartë. Ka një gjë që nuk mund të jemi të kënaqur. Nga takimi 2011 deri sot kemi një farë shkëmbim ekonomik mes dy shteteve, 120 milionë dollarë që tregon se kemi patur një suficit nga ana maqedonase. Shqipëria nuk i takon të jetë as tek 20 shtetet e para që kemi një marrëdhënie ekonmike. Kjo kërkon përkthimin në një bashkëpunim ekonomik si ai politik.”, deklaroi Ivanov.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Shkodër: Rama-Meta ujq qimendëruar e zakon paharruar
FRD, Topi: Pranojmë ftesën e Ramës për koalicion »
Article Logic
Execution time: 0.025296926498413
array(1) { ["section"]=> string(84) "nishani-ivanovit-mbeshtetje-per-nato-n-te-shmangim-tensionet-etnike-ne-maqedoni-7624" }