Nishani-Jahjaga në konferencë, presidenti: Lufta e UÇK, e patjetërsueshme. Jahjaga: Të interesuar për fqinjësinë

Publikuar tek: politike, më 10:38 10-09-2015 Nishani-Jahjaga në konferencë, presidenti: Lufta e UÇK, e patjetërsueshme. Jahjaga: Të interesuar për fqinjësinë

Presidenti Bujar Nishani dhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidenti Nishani vlerësoi marrëdhënien e bashkëpunimit midis dy vendeve, unifikimin kulturor, trajtimin që Kosova i bën pakicave si dhe krijimin e Gjykatës Speciale. Presidenti u ndal edhe te lufta e UÇK duke thënë se askush nuk mund ta tjetërsojë atë.

“Kosova është shtet i pavarur e sovran ndërsa pikat e respektimit të pakicave në Kosovë duhet të merren shembull nga të gjitha vendet e Ballkanit në rajon.

Shqipëria e mirëpriti krijimin e Gjykatës Speciale në Kosovë duke vlerësuar se marrja e këtij vendimi ishte i vështirë por i duhur.

Asgjë dhe askush nuk e eklip[son apo tjetërson  luftën e Ushtrisë Çlirimtare të kKosovës për popullin e Kosovës që e mbështetën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe BE”, tha Presidenti Nishani ndërsa shtoi se “Shumë shpejt edhe qytetarët e Kosovës do udhëtojnë pa viza në hapësirën Shengen ashtu siç e meritojnë”.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është e interesuar për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Sipas presidentes, Kosova ka bërë hapa hapa para në rrugën e integrimit.

Nishani: Shqiptarët një faktor kyc për prosperitetin në rajon jo vetëm për faktin e vendndodhjes por më së shumti për kontributin e tyre në vendet ku jetojnë. Shqiptarët e kanë konfirmuar që janë njerëz të rendit, të sigurisë e rajonit.

Në dekadat e fundit ku Shqipëria doli e çliruar nga diktatura çnjerëzore, kur Kosova doli e pavarur nga pushtimi i Serbisë, shqiptarët dëshmuan se janë faktor i rëndësishëm me kontributin e tyre në vendet ku jetojnë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ja çfarë u tha kryeministri Rama njerëzve të tij me rekorde kriminale”, Basha në mbledhje
Berisha në Kuvend: Meta ka negociuar me Kastriot Ismailajn. Faktuam se CEZ na detyrohej 1 miliardë euro »
Article Logic
Execution time: 0.024521112442017
array(1) { ["section"]=> string(113) "nishani-jahjaga-ne-konference-presidenti-lufta-e-uck-e-patjetersueshme-jahjaga-te-interesuar-per-fqinjesine-20428" }