Nishani: Klasa politike na ka turpëruar të gjithëve

Publikuar tek: politike, më 18:32 08-05-2015

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka folur për procesin e dekriminalizimit të nisur në politikën shqiptare.

Nishani e ka konsideruar këtë proces të nevojshëm, pasi sipas tij është turpshme që në Shqipëri pas 25 vitesh demokraci të diskutohet ende për njerëz të inkriminuar në institucionet kryesore të vendit. Duke folur për reformën në drejtësi, Nishani tha se për të nevojitet vullnet politik dhe se klasa politike duhet të shkëputet njëherë e mirë nga ideja për të pasur pushtet mbi njerëzit e drejtësisë.

Nishani, ndodhet prej disa ditësh në Nju Jork për të nderuar rolin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Presidenti Nishani vizitoi kryeqytetin e Nju Jorkut, Albany, ku mori pjesë në një numër  ceremonish solemne që kishte organizuar me këtë rast legjislatura e këtij shtetit.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Nju Jorkut Presidenti Nishani tha se në përfundim të luftës  “Shqipëria numëronte një numër disa herë më të madh hebrenjsh në territorin e saj sesa në fillim të Luftës dhe shihet si vendi i vetëm në Evropë që shënon një rekord të tillë”. Me këtë rast, të dyja dhomat e Asamblesë së Nju Jorkut miratuan një rezolutë  për rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Po gjatë ditëve të qëndrimit në Nju Jork  Presidentit Nishani iu dorëzua medalja e Nderit e Fondacionit ndërkombëtar Raul Wallenberg,  për rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke marrë medaljen, Presidenti Nishani tha se ajo i takon të gjithë shqiptarëve, të cilët pa marrë në sy rrezikun strehuan dhe shpëtuan me qindra hebrej gjatë luftës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkëpunimi politik, Rama dhe Bregu “thumbojnë” njëri-tjetrin në Këshillin e Integrimit
Berisha: Bami u lirua se kërcënoi Ilir Metën e Edi Ramën “do flas” »
Article Logic
Execution time: 0.059262990951538
array(1) { ["section"]=> string(56) "nishani-klasa-politike-na-ka-turperuar-te-gjitheve-10683" }