Nishani kritika Llallës: Jam i pakënaqur me mënyrën si funksionon Prokuroria

Publikuar tek: politike, më 20:35 29-01-2016 Nishani kritika Llallës: Jam i pakënaqur me mënyrën si funksionon Prokuroria

Presidenti i Republikës Bujar Nishani beson se një tryeze politike është nje hallke e nevojshme qe aktoret politike te miratojnë me konsensus ndryshimet kushtetuese ne lidhje me reformën ne drejtësi.

Ne nje interviste per Vizion Plus, kreu i shtetit beson se kjo reforme do te miratohet nga parlamenti ne pranverën e këtij viti, ndërsa shpreh vullnetin per te ndërmjetësuar dialogun mes palëve.

Por kur flitet për sistemin e drejtësisë, kreu i shtetit ka rezerva per mënyrën si funksiono ky sistem sot, per nivelin e pandeshkueshmerise, duke theksuar se Prokuroria duhet te beje shume me tepër ne lidhje me hetimin e korrupsionit tek zyrtaret e larte apo hetimin e krimit te organizuar.

“Padyshim që nuk jam i kënaqur me çfarë është bërë deri më tani edhe në mënyrën se si ka funskionuar Prokuroria, se si kanë funksionuar Gjykatat, si funksionon pjesa e ekonomisë së vendit, jeta sociale, jeta politike, kulturore. Absolutisht që jam i pakënaqur me këtë dimension. Por, ajo që mund të them me garanci është fakti se Prokuroria duhet të bëjë shumë më shumë më tepër në raport jo vetëm me pritshmëritë e opinionit publik por edhe me realitetin, posaçërisht në të dyja aspektet. Në hetimin dhe ndjekjen e veprimtarisë korruptive të zyrtarëve të administratës, nga më të lartit dhe deri te nivelet më të ulta. Dhe nga ana tjetër krimi i organizuar i cili është një sfidë shumë e madhe për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare”, u shpreh Nishani.

Pak dite me pare presidenti i Republikës njoftoi se do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese per ligjin e pronave, por ketë hap ende nuk e ka hedhur, pasi ende nuk është bere botimi i tij ne fletoren zyrtare. E ne lidhje me ketë çështje, kreu i shtetit iu është përgjigjur edhe akuzave se vete ai ka konflikt interesi per ligjin e pronave. Akuzat i ngjajnë luftës se klasave.

Kreu i shtetit përshëndeti edhe ngritjen e Komisionit per Reformën Zgjedhore dhe inkurajon klasën politike qe te zbatojnë sa me shpejt rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kallëzohen penalisht 14 gjyqtarë dhe 2 prokurorë për pasuritë e dyshimta deri në 3 milionë euro
Arrestimi i ish-ministrit Ksera, Veliaj e paditi 1 muaj përpara se të linte ministrinë »
Article Logic
Execution time: 0.019525051116943
array(1) { ["section"]=> string(81) "nishani-kritika-llalles-jam-i-pakenaqur-me-menyren-si-funksionon-prokuroria-31290" }