Nishani kritikon klasën politike: Më shumë punë, e më pak retorikë

Publikuar tek: politike, më 13:32 07-12-2015 Nishani kritikon klasën politike: Më shumë punë, e më pak retorikë

Bujar Nishani, presidenti i republikës ka kritikuar sot klasën politike shqiptare, duke ua bërë të qartë se shqiptarët presin nga ta më shumë punë e më pak retorikë.

“Të mos jesh dakord mbi politikat qeverisëse është një normalitet, Sot njerëzit nxiten gjatë gjithë kohës për ta bërë këtë gjë. Individualizmi dhe moskonformizmi janë thelbi i botës së sotme, por dikur në këto vite që flasim do ishte një herezi..

Të ndërtojmë një demokraci reale, instucione të pavarura dhe mbi të gjitha të rikthejmë besimin te drejtësia.

Sot Shqipëria ka më shumë probleme që si ka patur në të shkuarën. SHBA, BE janë angazhuar thellë për ta ndihmuar Shqipërinë, për të ndihmuar e angazhuar me shqiptarët. Ne nuk duhet të lejojmë që ky besim të humbasë, për asnjë arsye.

Ka ardhur koha për një sjellje më të përgjegjshme dhe politike dhe qytetare. Duhet të shohin më shumë punë dhe më pak retorikë. Duan të përfaqësohen denjësisht si nje popull që kanë kaluar në një kalvar të gjatë por që figurat e ndritura nuk i kanë munguar.

Të bëjmë çdo përpjekje, edhe përmes talentit të jashtëzakonshëm të rinisë, të kthejmë shpresën gjithë Shqipërisë, për ta bërë si gjithë Evropa.

Ndoshta adresimi im ishte sot edhe një kolor patetik dhe referencial por ju garantoj se ishte shumë i sinqertë dhe një objektiv për t’u adresuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë.”, tha Nishani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pjesë e listës sorosiane, reagon zëdhënësi i PD-së: Pacipësi e mizave të m*tit
Rama në tryezë: “Ka shumë burra që marrin leje lindje” dhe një deklaratë personale për gratë »
Article Logic
Execution time: 0.0056030750274658
array(1) { ["section"]=> string(70) "nishani-kritikon-klasen-politike-me-shume-pune-e-me-pak-retorike-27154" }