Nishani me biznesin: Ecuria juaj garanton prosperitet

Publikuar tek: politike, më 22:30 19-02-2016 Nishani me biznesin: Ecuria juaj garanton prosperitet

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi mbrëmjen e të premtes një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit e institucioneve në vend.

Funksionimi korrekt i marrëdhënies shoqëri-biznes, tha ai, mundëson funksionimin e qëndrueshëm, garanton prosperitetin e një vendi. “Nuk mund të ketë mirëqenie e prosperitet, kulturë, art as diplomaci e mbrojtje pa një biznes të fuqishëm”, tha Kreu i Shtetit, Nishani.

Ai vuri në dukje se biznesi shqiptar e ka nisur punën e tij pa asnjë trashëgimi, realisht nga zeroja, ndërsa falenderoi në emër të shqiptarëve,  ata që nuk u tërhoqën përballë sfidave të mëdha.

“Biznesi i sotëm shqiptar është i vetmi në historinë e planetit që nisi nga gjendja absurde e paradoksale, me një pronë që njëkohësisht i përkiste gjithkujt e në të vërtet askujt”, iu drejtua Presidenti të pranishmëve, ndërsa i ftoi ata të investojnë, në mënyrë që të kontribuojnë në mirëqenien e shoqërisë.

U desh guxim e iniciativë, vijoi Nishani fjalën e tij, për të nisur biznes, suksesi i të cilit tashmë është një realitet që shihet lehtë në shoqërinë tonë. “Falë jush, forcës suaj, biznesi shqiptar tashmë ka një histori, modeste, por historia e përvoja janë garanci për të ardhmen”, tha ai.

Kreu i Shtetit evidentoi se gjendja e biznesit në vendin tonë nuk është rozë, por shtoi ai, nuk është as e zezë. Ai inkurajoi përfaqësuesit e biznesit të vijojnë përpjekjet pa u ndalur drejt më së mirës. “Ska tregues më të mirë për një shtet se sa ecuria e biznesit”, deklaroi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Byroja e Hetimit, ambasadori Hoffmann: Të priten rekomandimet e Venecias
Topalli lakonike, shkruan një numër dhe 3 fjalë dhe publikon foton që drithëron shumë shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.028202056884766
array(1) { ["section"]=> string(58) "nishani-me-biznesin-ecuria-juaj-garanton-prosperitet-33045" }