Nishani me Drejtorin për Zgjerimin, angazhim për 5 prioritetet

Publikuar tek: politike, më 12:01 30-01-2015 Nishani me Drejtorin për Zgjerimin, angazhim për 5 prioritetet

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, z. Christian Danielsson.

Presidenti vlerësoi angazhimin e Bashkimit Europian, përfshirë Komisionin dhe Parlamentin Europian, të cilët po bëjnë çdo përpjekje që Shqipëria të shënojë progres jo vetëm në përmbushjen e 5 prioriteteve, por edhe për konsolidimin e parimeve dhe standardeve demokratike dhe europiane. Kreu i Shtetit theksoi se kryefjala e suksesit të reformave në vend është gjithëpërfshirja, jo thjesht dhe vetëm në optikën e ngushtë partiake, por duke përfshirë ekspertizën më të mirë vendase dhe europiane. Në këtë kontekst, Presidenti Nishani vuri në dukje vizitën që zhvilloi së fundmi Presidenti i Komisionit të Venecias në Tiranë, duke siguruar për angazhim maksimal në realizimin e reformës në drejtësi.

Zoti Danielsson vlerësoi rolin e Presidentit të Republikës, i cili së bashku me deputetët e Parlamentit Europian arritën të sjellin palët politike së bashku, dhe në këtë kontekst theksoi se gjithëpërfshirja është kyçe për realizimin e reformave, veçanërisht asaj që të gjithë konsiderojmë prioritare, reformën në drejtësi. Zoti Danielsson u shpreh se Komisioni Europian do të vazhdojë të investohet në Shqipëri, dhe se 5 prioritetet janë plotësisht të qarta, por fokusi duhet të zgjerohet edhe përtej, duke sjellë si shqetësim klimën e biznesit në vend, si dhe çështjen e pronësisë.

Më tej biseda u përqendrua në punën që po bëhet për përgatitjen e takimit të radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Presidenti Nishani u shpreh se do të mbështesë fort krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, me shpresën se ky do të jetë rezultat i bashkëdakordësisë të të gjitha palëve për adoptimin e modelit më të suksesshëm dhe në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serveri i tatimeve, krijohet komisioni parlamentar për të hetuar nxjerrjen e të dhënave
Xhaçka, Ligori e Leskaj hedhin në gjyq Jozefina Topallin »
Article Logic
Execution time: 0.023555994033813
array(1) { ["section"]=> string(66) "nishani-me-drejtorin-per-zgjerimin-angazhim-per-5-prioritetet-1915" }