Nishani, Meta, Rama dhe Basha mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti. Ja çfarë shkruajnë për sulmet në Paris

Publikuar tek: politike, më 09:44 14-11-2015 Nishani, Meta, Rama dhe Basha mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti. Ja çfarë shkruajnë për sulmet në Paris

Bujar Nishani, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha japin mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti për sulmet çnjerëzore në Francë. 120 persona humbën jetën, thuajse 200 të tjerë u plagosën në 6 sulmet me armë e bomba ditën e djeshme në Paris.

Ja çfarë shkruajnë presidenti i Republikës, kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe kreu i PD:

Bujar Nishani

Mesazh i Kreut të Shtetit shqiptar, Sh.T.Z. Bujar Nishani dërguar Presidentit francez Hollande

"Shkëlqesia Juaj,

Aktet e mbrëmshme terroriste në Paris më tronditën pa masë dhe e gjithë mendja e zemra ime janë në këto moment me Ju, me popullin dhe autoritetet franceze.

Në emrin tim dhe të popullit shqiptar, i përcjell ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve të viktimave, Juve, popullit dhe Qeverisë franceze. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.

I dënoj me forcën më të madhe këto akte barbare terroriste dhe ektremiste që synojnë të trembin dhe terrorizojnë, jo vetëm Francën dhe francezët, por mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike. Ju siguroj për mbështetjen dhe solidaritetin e plotë, timen dhe të popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin francez, për kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike.

Me ndjenjë të lartë solidariteti, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, ngushëllimet e mia më të sinqerta"

 

Ilir Meta

Meta mesazh ngushëllimi e solidariteti kryetarëve te Parlamentit e Senatit të Francës z. Claude Bartolone dhe z. Gerard Larcher pas masakrës në Paris.

“Shqiptarët janë shokuar nga sulmet terroriste në Paris. Jemi të gjithë përkrah jush në këto momente kritike. Shqipëria pranë Francës për të mbrojtur vlerat universale demokratike që na bashkojnë. Terroristët nuk mund të cënojnë lirinë dhe vlerat e shoqërise franceze. Solidaritet me popullin mik francez dhe të gjithë qytetarët e Parisit.

Qëndrojmë përkrah aleateve tanë në luftën e pandalshme kundër terrorizmit"

Edi Rama

"Është një luftë e vërtetë! Shqipëria mbështet plotësisht Francën dhe Qeverinë e saj në këto momente horrori dhe zie #ViveLaFrance"

 

Lulzim Basha

"Mbarë shqiptarët kanë ndjekur me tronditje dhe pikëllim të thellë pasojat tragjike të akteve të çmendura terroriste mbrëmë në Paris. Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mija për viktimat e pafajshme të kësaj masakre barbare. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe mbarë popullin francez"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush janë ministrat e korruptuar në qeverinë Rama? Ambasadori Lu intensifikon akuzat
Sipas Berishës, “droni mbi sarajet e Ramës dhe “Brigada e Kuqe” e Tahirit, shpikje për të përhapur panik” »
Article Logic
Execution time: 0.022391080856323
array(1) { ["section"]=> string(109) "nishani-meta-rama-dhe-basha-mesazhe-ngushellimi-dhe-solidariteti-ja-cfare-shkruajne-per-sulmet-ne-paris-25407" }