Nishani nderon Kadarenë me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Shkrimtari: Jam i prekur

Publikuar tek: kulture-art, më 10:26 13-05-2016 Nishani nderon Kadarenë me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Shkrimtari: Jam i prekur

Presidenti i Republikës Bujar Nishani nderon shkrimtarin e madh Ismail Kadare me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Shkrimtari e ka pritur me shumë emocion këtë dekoratë ndërsa Nishani i rrëfeu se ishte një prej lexuesve të tij.

“Vepra e Kadaresë nuk i përket vetëm kombit tonë. Ato janë vlera kulturore të botës”, tha Nishani.

“Jam i prekur nga ky nderim që më bëni”, tha Kadare ndërsa shtoi se për të ishte me rëndësi kjo dekoratë dhënë nga kreu i shtetit.

Kadare do vizitojë për dy ditë qytetin e tij të lindjes Gjirokastrën, në datat 13 dhe 14 maj dhe ka shprehur dëshirën për të takuar lexuesit e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot Eneda Tarifa konkurron në Eurovizion për të çuar Shqipërinë në finalen e madhe, si ta votoni
Shkodrani Marko Caka në një film me Will Smith. Ajo çfarë i ka thënë aktori i madh do ju emocionojë »
Article Logic
Execution time: 0.020735025405884
array(1) { ["section"]=> string(86) "nishani-nderon-kadarene-me-dekoraten-e-flamurit-kombetar-shkrimtari-jam-i-prekur-40335" }