Nishani në qytetin e trëndafilave, vlerëson figurat e shquara ta artit dhe kulturës (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 09:15 04-05-2017 Nishani në qytetin e trëndafilave, vlerëson figurat e shquara ta artit dhe kulturës (FOTO)

Presidenti Nishani vlerëson në Përmet figura të shquara të artit, muzikës popullore e qytetare, atdhetarë të vyer si dhe mbrojtës të identitetit kulturor kombëtar.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi dje një vizitë në Përmet, në qytetin e mikpritjes, e trëndafilave dhe këngës popullore e qytetare me saze.

Në prani të Kryetarit të Bashkisë Niko Shupuli, drejtuesve vendorë, artistëve, akademikëve, Kreu i Shtetit çmoi

Tefta Tashko Koçon  (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të lartë për talentin e saj të rrallë, të cilin e vuri në shërbim të emancipimit kulturor të shoqërisë shqiptare të kohës, si dhe për profesionalizmin e treguar gjatë gjithë aktivitetit të saj si artiste lirike për prezantimin e repertorit operistik botëror dhe në veçanti të këngës popullore shqiptare, së cilës ajo i dha prestigjin e një kryevepre të denjë muzikore”;

Laver Bari Nurkën  (pas vdekjes), me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, me motivacionin: “Për mjeshtërinë e interpretimit, si një nga personalitetet më të spikatur të sazes përmetare. Me virtuozitetin e tij të rrallë si instrumentist dhe drejtues artistik mundësoi përçimin e vlerave të rralla e të vyera të muzikës popullore shqiptare;  

Kamber Bënjën  (pas vdekjes) me “Dekorata e Artë e Shqiponjës” me motivacionin: “Në vlerësim të lartë të veprimtarisë së tij të shquar atdhetare dhe përpjekjeve të pamohueshme në mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë tonë kombëtare, deri në sakrificën e madhe të dhënies së jetës për ruajtjen e identitetit kombëtar”.

Gjithashtu Presidenti Nishani vlerësoi me Titullin “Mjeshtër i madh” Sazet e Përmetit me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm 50-vjeҫar, nëpërmjet modelit unikal të sazeve popullore qytetare të shek. XX, duke u kthyer në simbol identiteti të muzikës popullore të jugut të Shqipërisë, për kryeveprat e krijuara dhe interpretuara në gjinitë e këngës, valleve dhe kabave në funksion të afirmimit të botës së pasur shpirtërore të shqiptarëve në pasurinë kulturore botërore” si dhe Vasil S. Tole me motivacionin: “Për nivelin e lartë profesional dhe veprimtarinë e tij të vyer si kompozitor, etnomuzikolog e pedagog, duke kontribuuar në rritjen e dukshme e cilësore të muzikës shqiptare, si dhe në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të popullit tonë”.

Në fjalën e Tij, Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë personale dhe institucionale për mikpritjen, si dhe për praninë në Përmet në këtë ditë të mrekullueshme kushtuar artit dhe kulturës si dhe ruajtjes e pasurimit të mëtejshëm të identitetit  

Në përfundim të ceremonisë së dekorimeve Presidenti i Republikës dhe të pranishmit ndoqën me ëndje një koncert me këngë dhe interpetime nga grupi “Sazet e Përmetit.

 2.jpg

 

5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pikturë apo fotografi? (Galeri)
Fundi i Tokës në shtator? Ja si qëndron e vërteta! »
Article Logic
Execution time: 0.026693105697632
array(1) { ["section"]=> string(93) "nishani-ne-qytetin-e-trendafilave-vlereson-figurat-e-shquara-ta-artit-dhe-kultures-foto-77423" }