Nishani në Turqi për 100 vjetorin e “Gallipolit”

Publikuar tek: politike, më 15:52 22-04-2015 Nishani në Turqi për 100 vjetorin e “Gallipolit” Foto arkiv

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani do të jetë i pranishëm në Turqi gjatë organizimeve me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Betejës së Gallipolit, më 24 dhe 25 prill.

Nishani ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni, në të cilën do të jenë të pranishëm Presidenti i Turqisë Erdogan, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, ministri kroat i Veteranëve Predrag Matic Fred, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç, Princi britanik Charles, si dhe Presidentë e zyrtarë nga 21 vende të ndryshme të botës. Të pranishëm në ceremoninë e 24 prillit do të jenë edhe krerët e organizatave ndërkombëtare, si ai i Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Ligës Arabe, Organizatës së Konferencës Islamike, Unionit Afrikan e të tjerë.

Beteja e Galipolit, ishte një nga betejat më të përgjakshme dhe të ashpra të Luftës së Parë Botërore. Lufta e Gallipolit u zhvillua nga 25 Prill 1915 deri më 9 Janar 1916 në Turqi, nga njëra anë luftonin ushtritë Angleze dhe Franceze dhe në anën tjetër luftonte ushtria Turke me ndihmë nga Austro-Hungaria dhe Gjermania. Rreth 280,000 veta, shumica civilë, vdiqën për shkak të luftës.

/newsbomb

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati në Spanjë: Kërkon investime spanjolle në Shqipëri
Kandidati i PD-së Kosova në takim me studentët: Shqetësimi kryesor janë tarifat e larta »
Article Logic
Execution time: 0.023524045944214
array(1) { ["section"]=> string(51) "nishani-ne-turqi-per-100-vjetorin-e-gallipolit-9438" }