Zhiti-Nishanit: Vatikani s’ka gjë me mua

Publikuar tek: politike, më 11:39 12-02-2015 Zhiti-Nishanit: Vatikani s’ka gjë me mua Visar Zhiti

Pasi presidenti Bujar Nishani ka thënë se nuk do e dekretojë Zhitin si ambasador në Vatikan, për shkak se Zhiti ka përdorur fjalën  ‘’inkuizicion’’, reagon kandidati për ambasador, Visar Zhiti.

“Nuk e di se çfarë ka thënë Nishani. Jam në zi! Nuk ndez televizor. Nuk kam asnjë kontakt me median dhe nuk dua të dëgjoj çfarë thuhet sepse çdo gjë mund të më acarojë, sidomos ky debat. Di që Vatikani nuk ka asgjë kundër emrit tim. Jam i sigurt që nuk kanë asgjë kundër kandidaturës time ata në Vatikan. Por ju lutem më mirëkuptoni jam në zi dhe këto gjëra po më acarojnë. Unë nuk kam kërkuar asgjë. Gjatë këtyre kohëve nuk besoj të kem më dëshira. Por nëse shtetit tim i bëhet mbarë që unë të shkoj e të punoj diku, sigurisht që do e respektoj”, ka thënë Zhiti për gazetën “Dita”.

Një ditë më parë Nishani u shpreh se Visar Zhiti nuk do të shkojë në Vatikan dhe asnjë ambasador tjetër nuk do të emërohet nëse qeveria nuk i konsulton më parë me kreun e shtetit. 

Nishani është shprehur prerë se asnjë ambasador nuk do të emërohet prej tij, nëse qeveria nuk e konsulton më parë me të kandidaturën. Sipas tij, ky është detyrim kushtetues dhe kërkon që të respektohet.

Duke folur për emrin e Visar Zhitit, i cili është propozuar nga qeveria si kandidat për ambasador në shtetin e Vatikanit, presidenti tha se shkrimtari i njohur nuk është personi i duhur që mund të përfaqësojë Shqipërinë në Selinë e Shenjtë.

Nishani e ka komentuar të nxituar deklaratën e Zhitit për inkuizicion nga kisha, duke thënë se kjo mund të krijojë probleme në Vatikan.

Kreu i shtetit ka thënë gjithashtu se për Visar Zhitin ekzistojnë mundësi të tjera për t'u emëruar si ambasador, përkatësisht në ambasadën e Shqipërisë në Romë, Paris apo në konsullatën e Përgjithshme në Milano.

Emri i Visar Zhitit për ambasador në Vatikan ka marrë mbështetjen si të qeverisë ashtu edhe të opozitës, duke kujtuar se pak ditë më parë deputetë të PD-së kanë kërkuar publikisht nga presidenti Nishani dekretimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori në Vatikan/Kisha: Jemi kundër Zhitit, duam një katolik
Zgjedhjet vendore/ Artan Lame hap garën: Më hanë duart për Tiranën »
Article Logic
Execution time: 0.019222021102905
array(1) { ["section"]=> string(52) "nishani-nuk-terhiqet-zhiti-nuk-shkon-ne-vatikan-3116" }