Nishani nuk voton pa xhaketë, e vesh në qendrën e votimit: Më parë votonim në rresht

Publikuar tek: politike, më 10:24 21-06-2015 Nishani nuk voton pa xhaketë, e vesh në qendrën e votimit: Më parë votonim në rresht

Presidenti Bujar Nishani i shoqëruar  nga bashkëshortja e tij Odeta Nishani ka mbërritur në qendrën e votimit në shkollën “Andon Zako Çajupi” në orën 11:03 për të hedhur votën për kandidatët që garojnë për bashkinë e  Tiranës. Në momentin e qendrimit në komision Nishani është ndihmuar nga bodigardët për të veshur xhaketën e tij. Pasi ka hedhur votën Nishani  ka takuar komisionerët. Në dalje çifti është takuar dhe përshëndetur me të pranishmit në këtë zonë elktorale.

 “Së pari uroj një proces të mbarë, të lirë, të drejtë që uroj dhe shpresoj  se do të jetë. Këto zgjedhje përkojnë në një vit të rëndësishëm , me 25 vjetorin e rënies së diktaturës komuniste . 25 vite me parë nuk e kishim këtë liri që kishim sot, detyroheshim në rresht për të votuar atë që ishte përacaktuar. Sot gëzojmë një lirë të madhe dhe duhet ta shfrytëzojmë në mënyrë të drejtë . Dëshiroj të bëj një mesazh për komisonerët  dhe numëruesit që sot janë ,gjykatësi.., puna e tyre është një kontribut real për vendin dhe demokracinë. I uroj për punën dhe besoj se votuesit do i respektojnë ata . Mesazhi tjetër ka të bëjë me pjesëmarrjen masive se sot si Presidenti dhe të gjithë qytetarët gëzojnë të njëjtën të drejtë. Askush nuk e kontrollon votën e tyre dhe të votojnë për atë që mendojnë. Falenderoj dhe mediat për punëe tyre. Procesin  do e ndjek në zyrë . Kryetarët e partive i inkurajoj të japin mesazhet e tyre për një poltikë civilizuese, paqësore dhe cilësimin si konkurrent dhe jo kundërshatar midis kandidatëve. Presidenti i Republikës ka shumë informacione, por Presidenti do respektojë ligjin dhe Kushtetutën, do të  presë raportet për vlerësimin e zgjedhjeve” u shpreh Nishani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Lu zgjedh Vorën, shkon me bllok dhe stilolaps për të monitoruar votimin
Sa votues kanë hedhur votën deri më tani? 47,62% e shqiptarëve kanë votuar »
Article Logic
Execution time: 0.021355152130127
array(1) { ["section"]=> string(88) "nishani-nuk-voton-pa-xhakete-e-vesh-ne-qendren-e-votimit-me-pare-votonim-ne-rresht-14195" }