Nishani-Parlamentit: Ligj për Lustracionin, zbulim edhe për bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit

Publikuar tek: politike, më 11:36 23-02-2015 Nishani-Parlamentit: Ligj për Lustracionin, zbulim edhe për bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit Bujar Nishani

Presidenti Bujar Nishani thotë se Parlamenti Shqiptar duhet të miratojë një ligj për hapjen e dosjeve dhe lustracionit duke zbuluar edhe bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit jo vetëm të drejtuesëve. Sipas Nishanit duhet bërë hapja e plotë e dosjeve, ‘’për të qetësuar shpirtrat e gjithë shqiptarëve’’.

“Në këtë vit është periudha më e mirë që parlamenti të miratojë një ligj për hapjen e dosjeve jo vetëm të drejtuesve të Sigurimit por edhe të bashkëpunëtorëve, duke qetësuar shpirtrat e gjithë shqiptarëve. Të bëjë një ligj të plotë të Lustracionit mbi bazën e eksperiencës ndërkombëtare.Nuk ka dilemë që Ligji për Hapjen e Dosjeve është i vonuar. Shqipëria do t’i hapë një ditë dosjet por ky është moment I përshtatshëm për reflektim dhe qetësimin shpirtëror të shqiptarëve. ‘’, tha sot Nishani.

Sipas tij, hapja e dosjeve nuk duhet të mbetet vetëm në zbulimin e emrave e historive të drejtuesve të Ish-Sigurimit të Shtetit si dhe përgjimeve të kryera ndaj tyre, por edhe nxjerrjen në dritë të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit, kushdo kanë qenë. 

Këtë deklaratë presidenti Nishani e ka bërë në kohën që i ka kërkuar po Parlamentit  zgjedhjen e një dite në përkujtim të viktimave të sistemit dictatorial të Enver Hoxhës.

‘’Do sugjeroja Parlamentin që me ligj të veçantë të kishim një ditë të përkujtimit të viktimave të komunizmit në Shqipëri. Mund të ishte fare mirë dita e ekzekutimit të 22 intelektualëve të 27 shkurtit 1951, që pas procesit me vendim partie u ekzekutuan me një plumb pas koke në një gropë të përbashkët. Mund të jenë edhe data të tjera si dita e vrasjes se poetit Avni Zela. Duhet të diskutohet nga Parlamenti dhe grupet e interesit e shoqërisë civile. Levizja e Dhjetorit meriton të jetësohet me një monument në Tiranë. Duhen diskutime Parlament-Shoqata e ish-të Përndjekurve politikë. Si president do t’u jap ceremonive profilin e lartë shtetëror.’’, këshilloi Nishani.

Cilësuar nga presidenti, Shqipëria pati regjimin më të egër diktatorial. “Sistemi komunist shtypi dhe represoi një popull të tërë në ekonomi, shoqëri, kulturë. Prandaj 25-vjetorin e rënies së komunizmit në Shqipëri ta celebrojmë dhe përkujtojmë me gjithë dimensionin që ajo ka patur.Është një moment që kërkon një refleksion të madh për këto akte kriminale por edhe të simbolikës së madhe që reflektonte ky akt. Janë një sërë rastesh që kërkojnë jo vetëm përjetimin por edhe vlerësimin për të gjetur paqen e merituar.”, u shpreh Nishani duke renditur disa nga ngjarjet kryesore të fundit të diktaturës por njëkohësisht duke kujtuar personalitet ndërkombëtare që sugjeruan Shqipërinë të orientohej drejt standardeve që meritonte.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në "FB": Vajmedeti pozon para kamerave, fajëson popullin dhe opozitën
Pogradec, jep dorëheqjen Artan Shkëmbi. Merr punë tjetër te ministria e Çuçit. Berisha paralajmëron furtunë »
Article Logic
Execution time: 0.026186943054199
array(1) { ["section"]=> string(94) "nishani-parlamentit-ligj-per-lustracionin-zbulim-edhe-per-bashkepunetoret-e-ish-sigurimit-4182" }