Nishani: Reforma në drejtësi po zhvillohet pa mendimin e Presidentit

Publikuar tek: politike, më 22:42 07-01-2016 Nishani: Reforma në drejtësi po zhvillohet pa mendimin e Presidentit

Presidenti i Republikës Bujar Nishani organizoi pasditen e së enjtes në Pallatin e Brigadave pritjen tashmë tradicionale vjetore me përfaqësues të mediave në vend.

Në fjalën e tij me këtë rast, Nishani e cilësoi 2015-ën vit tragjik për gazetarët, teksa iu referua numrit të lartë të gazetarëve të vrarë në botë.

Sa i përket medias shqiptare, Kreu i Shtetit  shprehu kënaqësinë se cilësia dhe përgjegjshmëria e pushtetit të katërt është rritur ndjeshëm, aq sa ndryshe nga pushtetet parardhëse të saj, ka një bilanc me të cilin mund të krenohet.

Nishani shfrytëzoi këtë takim me mediat për të shprehur edhe shqetësimin për lënjen jashtë të institucionit të tij, në procesin e Reformës në Drejtësi.

“Përtej mendimeve dhe sugjerimeve  të Komisionit të Venecias, që Reforma në Drejtësi duhet të jetë gjithpërfshirëse, procesi po zhvillohet pa dëgjuar edhe mendimin e Presidentit”, tha Nishani.

Sipas tij, Reforma në Drejtësi nuk mund të jetë shprehje e vullnetit përmes retorikash.

“Ky vullnet duhet të prodhojë një mekanizëm që duhet të nxjerrë jashtë sistemit një herë e përgjithmonë  prokurorë dhe gjyjqtarë të korruptuar dhe ta shkallmojë nga themelet piramidën e administratorëve të korruptuar”, u shpreh Presidenti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arta Dade çon në Prokurori punonjësit e Ministrisë së Mjedisit, lejuan masakrën në Shelegur
Berisha shpërthen ndaj ‘Opinion-it’ të Blendi Fevziut: Kriminal dhe i neveritshëm »
Article Logic
Execution time: 0.016293048858643
array(1) { ["section"]=> string(73) "nishani-reforma-ne-drejtesi-po-zhvillohet-pa-mendimin-e-presidentit-29415" }